Makina me 23 kg kanabis e kreut 
të "Raffting Albania", ja faksimile

Automjeti i presidentit të “Raffting Albania” Zamo Spatharas, një Hundai me targë AA 267 JY, është sekuestruar nga Policia e Beratit dhe në të janë gjetur 23 kg kanabis të paketuar në 4 thasë.

Operacioni i 24 orëve më parë çoi në pranga 20-vjeçarin Fatmir Veizi. Ai është instruktor guide në Federatën e Raffting. Gjatë ditës së djeshme Zamo Spathara mohoi të jetë pronar i makinës ku udhëtonte 20-vjeçari Veizi apo të ketë lidhje me të.
 
Por kjo faksimile e siguruar ekskluzivisht nga Shqiptarja.com faktojnë se fuoristrada Hundai është në pronësi të Zamo Spatharas. Siç the shihni targa është AA267 JY, pronësi Zamo Ali Spathara, qyteti Berat, mjeti Fouristradë Hundai.

faksimilja modifikim

makina droge raftin berat

makina rafting
Makina e sekuestruar ne komisariatin e Policise se Beratit, e cila eshte pa targa, por identifikimi i pronarit eshte bere permes shasisë

I kontaktuar nga Shqiptarja.com Spathara mohoi që automjeti në të cilin u sekuestruan 23 kg drogë të ishte në pronësi të tij, por kjo faksimile hedh dritë mbi një të vërtet të pakundërshtueshme pasi ai është pronar i mjetit.

Spathara mohoi po ashtu dhe njohjen me Veizin, paçka se në faqen zyrtare të Federatës Veizi rezulton instruktor.

raftin droge albania
Fatmir Veizi

Kjo foto tjetër e siguruar nga Shqiptarja.com tregon që Spathara dhe Veizi kanë njohje mes tyre por jo vetëm kaq. Ata janë dhe pjesëtarë të sportit rafting në kanionet e Osumit. Në foto siç dhe e shihni Veizi është personi që qëndron afër Spatharas ndërsa personat e tjerë janë anëtarët e Federatës Raffting Albania, siç tregon dhe logo në automjetin pas tyre.

rafting albania berat

Zamo Spathara me rreth te kuq me syze te verdha mbi kapelen dhe Fatmir Veizi ne rrethin tjeter me gishtin e madh lart

rafting albania berat

Fatmir Veizi me rreth te kuq me mikrofonin ne dore dhe Zamo Spathara ne rrethin e dyte

Veizi i cili një natë më parë u arrestua në flagrancë me 4 thashë kanabis jo vetëm është person i njohur nga Spathara por ai për disa herë ka përfaqësuar në mënyrë publike dhe “Raffting Albania” duke dalë në mediat e vendit siç tregohet dhe në këtë foto.

rafting albania berat

Fatmir Veizi i ftuar ne studi si perfaqesues i Raffting Albania

Droga e sekuestruar në fuoristradën e Spatharas është kjo që shihni në këtë foto, ndërsa policia arrestoi kete mengjes 23-vjeçarin Bledar Meçe i cili rezulton të ketë qenë në automjet me Veizin kur nuk i ndaluan postbllokut të policisë.

droga raftin berat
Droga e sekuestruar dje nga policia ne makine

Ndaj presidentit të Raffting Albani nuk është ngritur deri më tani asnjë akuzë, por pritet të sqarojë në polici pse makina e tiji ishte në dorën e Veizit dhe 23-vjeçarit tjetër që ishte pasagjer.
 
Edhe Shoqata e Raffting Albania në një reagim për mediat, thotë se distancohet në mënyre drastike nga trafiku i drogës dhe kërkon që drejtësia të zbardhë të vërtetën.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës