Makinat me xhama të zinj të lejuara! Sa është tarifa që duhet të paguani dhe përgjegjësia e serviseve(VIDEO)

TIRANE - Xhamat e makinave mund të errësohen, por të gjithë serviset e automjeteve duhet të zbatojnë kuadrin ligjor të miratuar për xhamat e errësuar, ndryshe do të mbajnë përgjegjësi penale. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit ka shpjeguar edhe masën e lejimit të errësimit të xhamave. Autoveturat që do të errësojnë xhamat nuk do mund ta bëjnë atë në masë 100%, pasi DPSHTRR-ja ka përcaktuar disa nivele errësimi.

Tarifat për errësimin e xhamave anësorë të përparmë të autoveturës janë 20,000 lekë, por fillimisht qytetari duhet të paguajë 1.500 lekë për miratimin e errësimit të xhamave dhe 1.500 lekë për certifikimin e miratimit të errësimit të xhamave.

Sipas udhëzimit nr.5, datë 07.10.2019, nuk do të lejohet aplikimi i asnjë materiali, errësuese ose jo errësues, në xhamin ballor të mjetit. Për xhamat anësorë të përparmë, errësimi lejohet deri në nivelin 50%, ndërsa për xhamat e pasmë anësorë dhe xhamin fundor errësimi lejohet deri në 90%. E njëjta masë errësimi do të lejohet edhe për autoveturat që kanë një nivel të caktuar errësimi që nga fabrikimi.

Errësimi i xhamave do të bëhet në servise të specializuara dhe të certifikuara nga DPSHTRR. Deri më tani janë licencuar 12 servise, të cilët janë të specializuar për errësimin e xhamave deri në masën e caktuar. Ndërkohë DPSHTRR sqaron për REPORT TV se shërbimi i serviseve është i hapur. Pra, procedurat janë të hapura edhe për servise të tjera që janë të interesuar për të ofruar këtë shërbim, mjafton që të dorëzojnë dokumentacionin pranë Drejtorisë. Po ashtu ky shërbim që i ofrohet qytetarit bazohet në fatura, pagesa banke pra fiskalizohet çdo transaksion.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve