FUSHE-KRUJE - Një automjet ka përplasur një ciklomotorr, dhe për pasojë një 43 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë, ku një automjet tip “Wolkswagen Touareg” me targa PR 007 II ka përplasur ciklomotorrin në vendin e quajtur ‘Ura e Gjolës’ duke sjellë vdekjen e menjëjershme të drejtuesit të ciklomotorrit, Dashamir Kurtsi 43 vjeç.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilët bënë të mundur identifikimin e autorit Edison Shota 25 vjeç, i cili ishte larguar fillimisht nga vendi i aksidentit. Më pas me ndërmjetësim të policisë, ai u është vetëdorëzuar autoriteteve të rendit, duke pranuar edhe fajësinë për ngjarjen. 

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë efektivët blu, po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)