Një aksident rrugor i ndodhur pasditen e së hënës në qarkun e Lushnjës i ka marrë jetën një të riu.

23-vjeçari, Edison Dore që po udhëtonte me motor humbi jetën pasi u përplas nga një mjet tip “Benz” në fshatin në Gradisht. Ai ka humbur jetën menjëherë si pasojë e dëmeve fizike të marra nga forca e impaktit.

Nga mbikëqyrja paraprake e vendit të ngjarjes uniformat blu kanë konstatuar se shkak i aksidentit është bërë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.
 
Ndërkohë dhe drejtuesi i automjetit, shetasi A.Dh, ka mbetur i plagosur nga aksidenti. 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)