TIRANË- Një këmbësor ka përfunduar në vdekje klinke në një aksident të ndodhur në mesditë pranë ish-Kominatit “Misto Mame”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Alla”, kur automjeti tip “Volkswagen Polo”, me targa AA 658 DZ që drejtohej nga 40-vjeçari Daniel Karanxha, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi. 

Për pasojë është goditur dhe ka marrë plagë të rënda këmbësori 18-vjeçar, Ergi Matoshi. 

Sipas mjekëve të spitalit të Traumës, Matoshi ka mbërritur në urgjencë në vdekje klinike dhe po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në parametrat jetësorë. 

Dëmtime të rënda, por që nuk i rrezikojnë jetën ka patur edhe drejtuesi i mjetit Karanxha.

makina e perplasur me shtyllen
(Në foto: Makina tip 'Volkswagen' e përplasur me shtyllën sot në zonën 'Misto Mame', Foto A.Çakshiri) Foto të tjera
 
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)