TIRANE- Të gjitha mjetet të cilave u është ndryshuar krahu i timonit do t’i duhet t’i nënshtrohen kontrollit për të mundur të qarkullojnë më në territorin Shqiptar. Ministria e Transporteve u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që zotërojnë mjete të cilave u është ndërruar krahu i timonit të kontrollojnë në distributorët e autorizuar sistemet e drejtimit, të pasqyrave, të ndriçimit, si dhe fshirëset e xhamave.
“Të gjithë individët dhe subjektet që zotërojnë mjete, të cilave u është ndryshuar krahu i sistemit të drejtimit, duhet t’u adresohen distributorëve ligjore të mjeteve, për të kryer kontrolle të sistemeve dhe pajisjeve të mjeteve të tyre si më poshtë: Sistemi drejtimit; Pasqyrat e shikimit prapa; Fenerët përpara; Dritat e mjegullës nga pas; Fshirëset e xhamit të përparmë”, thekson në njoftimin zyrtar Ministria e Financave.
/Shqiptarja.com

e para për ndryshimin e timonit ">