Maks Velo i zhgënjyer nga femrat
E dashura më shkatërroi jetën

Maks Velo i zhgënjyer nga femrat<br />E dashura më shkatërroi jetën
Arkitekti Maks Velo, i ftuar në emisionin “Wake up” në “Top Channel” mëngjesin e sotëm, ka rrëfyer të vërtetën që fshihet pas beqarisë së tij, e vërtetë kjo që duket shumë e dhimbshme thënë nga ai.

Pas daljes nga burgu, Velo nuk krijoi kurrë një lidhje me një femër tjetër, pasi humbi besimin tek to. Dashuria e rinisë, i shkatërroi jetën Maksit dhe familjes së tij, duke qenë një agjente e Sigurimit të Shtetit.

“Nuk është një përgjigje e lehtë. Është delikate zgjedhja e një femre në jetë. E dashura ime e rinisë qelloi që ishte një agjente e sigurimit, e cila shkatërroi jetën time. Por dëmtoi sistematikisht familjen time gjatë kohës kur isha në burg. Pasi dola nga burgu nuk arrita të besoj më kurrë tek një femër dhe qëndrova vetëm”,- tha Velo. 
maks velo
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv