Ka përfunduar xhiroja e katërt në grupet A,B,C,D në kompeticionin e Champions League. Surprizat e mbrëmjes kanë qenë barazimet e Milanit, Realit, City-t dhe Arsenalit.

Në grupin A, Porto ka barazuar me Dinamon e Kiveit duke siguruar kalimin në turin tjetër, PSG ka fituar me lehtësi me Dinamon e Zagrebit. Në grupin B, Arsenali nuk ka mundur të përfitojë nga avantazhi i dy golave në minutat e para duke dalë nga Gjermania me një pikë.

Sakaq, Olimpiakosi ka fituar me Montpellier. Milani vazhdon serinë e rezultateve negative, pasi marrja e vetëm një pike me Malagan nuk mund të quhet asgjë tjetër veçse dështim për ekipin e Allegrit. Ndërkohë që Malaga është kualifikuar për më tej, Milani duhet të luftojë me Zenitin dhe Andërlehtin për një biletë.

Në grupin D, gjërat duket se janë zgjidhur, barazimi i Realit me Borusian dhe Manchester City-t me Ajaksin kanë vendosur shumë gjëra. Ekipet që do të luftojnë për më tej, më saktë për vendin e parë janë Borusia dhe Reali, pasi anglezët janë me një këmbë jashtë kompeticionit.


(d.b/shqiptarja.com)