"Anëtarët e misionit të policisë ndërkombëtare mund të penetrojnë në zonën në lindje të Ukrainës ku luftimet janë intensifikuar, për të sjellë mbrojtjen e tyre ndaj hetuesve që po punojnë në vendin e rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines", njoftoi kabineti i kryeministrit malajzian Najib Razak në një komunikatë.
Sipas Malajzisë, "Alexandre Borodai, kryeministri i Republikës Popullore të Donetskut (DNR) i vetshpallur, i dha sot lejen e tij vendosjes së misionit të policisë ndërkombëtare".
Avioni i tipit Boeing 777 i kompanisë "Malaysia Airlines" me 298 persona në bord, ku 193 janë holandezë, u godit nga një predhë në lindje të Ukrainës./ATSH/