E përditshmja britanike Daily Express i ka kushtuar një artikull Ksamilit, duke e cilësuar si “Maldivet e Europës”, falë plazheve me rërë të bardhë dhe detit të kaltër e të pastër si kristali.

Ksamil ndodhet në jug të Shqipërisë, përgjatë Detit Jon, rreth 15 kilometra në jug të Sarandës dhe përballë ishullit grek të Corfu.

Fshati është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, zonë e mbrojtur nga UNESCO, me detin në perëndim dhe liqenin në lindje.

Popullariteti i Ksamilit është rritur edhe në rrjetet sociale, ku zona përshkruhet si një perlë europiane.

Në komentet e publikuara në Tripadvisor, vizitorë të ndryshëm e kanë cilësuar Shqipërinë si “vendin më të bukur në botë”, ndërsa të tjerë theksojnë se Ksamil është edhe më i bukur se Maldivet.

Sipas artikullit, destinacioni arrihet duke fluturuar drejt Korfuzit dhe më pas me traget rreth 30 minuta drejt bregdetit shqiptar.

Sipas platformës Sunshine Seeker, periudha më e mirë për të vizituar Ksamilin është nga maji në qershor dhe nga fundi i shtatorit deri në fillim të tetorit, kur moti është i ngrohtë dhe zona më pak e mbipopulluar.

"Nëse po kërkoni për një destinacion pushimesh në vitin 2026, merrni në konsideratë këtë zonë kaq të bukur të Europës", shkruhet në artikull. /Daily Express