Vijon prej dy ditësh zjarri në majën e Malit të Thatë në Korçë, ku deri më tani ka “përpirë” më shumë se 12 ha toka.
“Lufta” për shuarjen e zjarrin po vijon, ndërsa sipas informacioneve kanë zbaritur 30 forca zjarrfikëse nga Maliqi dhe Pusteci.
Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet teksa zjarrfikësit me mjete rrethanore mundohen të izolojnë vatrat e zjarrit ende aktive në zonë.
Komento