Mali i Zi kërkon ndihmën e Interpolit për kërcënimet ndaj Dritan Abazoviçit

Mali i Zi kërkon ndihmën e Interpolit për kërcënimet ndaj Dritan Abazoviçit

Dritan Abazoviç

Mali i Zi ka kërkuar ndihmën e Interpolit për shkak të kërcënimeve përmes mediave sociale ndaj Dritan Abazoviç, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA).

Policia malazeze identifikoi R.SH nga Rozhaja, i cili kërcënoi Dritan Abazoviçin, përmes rrjetit social Facebook. Por, meqenëse R.SH nuk jeton në Mal të Zi, u kërkua ndihma e Interpolit. Kjo u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga policia malazeze.

"Sipas deklaratës së një të afërmi të ngushtë, R.SH nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe kemi përcjellë një kërkesë për Interpol-in në Suedi përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional, duke kërkuar kontrolle të caktuara për këtë person", thuhet në përgjigjen e policisë.

Përmes komenteve në Facebook dyshohet se R.SH, më 10 shtator, i tha Abazoviçit se do të masakrohej nëse vazhdonte "miqësinë" e tij, domethënë negociatat dhe bashkëpunimin me "çetnikët".

Kjo çështje, sipas policisë, po trajtohet nga Prokuroria e Ulqinit.

"Abazoviç u informua për aktivitetet e ndërmarra dhe deklaroi se ai nuk ndihej i kërcënuar në lidhje me këto kërcënime", tha policia.

Për shkak të një sërë kërcënimesh, më 3 shtator, URA kërkoi një vlerësim urgjent të sigurisë së udhëheqësit, Dritan Abazoviç ,dhe pronës së tij nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Malit të Zi (ANB) dhe Drejtoria e Policisë.

Koalicioni "E zeza mbi të bardhë" i udhëhequr nga Dritan Abazoviç, ai "Për të ardhmen e Malit të Zi" në krye me Frontin Demokratik dhe koalicioni "Paqja është kombi ynë" dolën fitues të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 30 gusht në Mal të Zi./ REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë