Mali i Zi, mbështetësit e partive proserbe protestojnë kundër formimit të qeverisë së pakicës! E quajnë shqiptarin Abazoviç tradhtar

Protestat në Mal të Zi

Protestat në Mal të Zi

Disa qindra qytetarë të pakënaqur nga paralajmërimi i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” për formimin e qeverisë së pakicës, protestuan të premten mbrëma në disa qytete malazeze. Protestat u zhvilluan në Podgoricë, Nikshiç dhe Berane ku morën pjesë ithtarët e kryeministrit malazez Zdravko Krivokapiç dhe të partive proserbe në Mal të Zi.

“Të gjitha forcat e shëndosha që nuk heshtin dhe po protestojnë kundër kësaj tradhtie duhet bashkë me qytetarët të rebelohen kundër kësaj. Kjo është një çështje më serioze. Kjo tradhti kërcënon të destabilizojë Malin e Zi”, ka theksuar lideri i partisë proserbe Marko Milaçiç.

Në protestën para Televizionit Publik të Malit të Zi u dëgjuan thirrje kundër Zv/Kryeministrit Dritan Abazoviq, i cili ishte i ftuar në një emision të këtij televizioni dhe për disa momente u takua me protestuesit. Protestuesit e quajtën zotin Abazoviç “tradhtar” dhe “të shitur” duke theksuar se "propozimi i URA-së të Dritan Abazoviçit për formimin e qeverisë së pakicës është një përmbysje e drejtpërdrejtë e vullnetit elektoral”.

Të hënën në Podgoricë Lëvizja Qytetare “URA” së bashku me Lidhjen Qytetare “Civis” propozuan modelin e një qeverisjeje të pakicës. Sipas kreut të Lëvizjes Qytetare URA, i cili është njëkohësisht edhe Zv/Kryeministër në këtë qeveri Dritan Abazoviq, nuk do të kishte vend për Frontin Demokratik që cilësohet parti proserbe dhe proruse por as për Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç, e cila ishte më shumë se 3 dekada në pushtet në Malin e Zi.

"Koncepti ynë është i qartë - ne duam një qeveri të pakicës, të gjithë mund ta mbështesin atë, por nuk jam i sigurt nëse do të hyjnë", theksoi zoti Abazoviç.

Forcat politike të pakicave e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishme mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për konceptin e qeverisë së pakicës. Ata kanë thënë se kjo mbështetje do të jetë e nevojshme në të ardhmen për zbatimin e reformave dhe përparimin drejt anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. / VOA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?



×

Lajmi i fundit

John

10 mln euro grante për Start Up-et për sipërmarrësit e rinj, ministrja Bilali në ‘Pa Protokoll’: Aplikimet të hapura që nga 16 maji, ja 3 kategoritë që përfitojnë