Rreth 75 familje të fshatit Drizar në bashkinë Mallakastër për më shumë se gjysëm shekulli përballen me problematikën madhore té rrugës së varrezave.

Rruga prej 1 kilometër e gjysëm është e pakalueshme dhe e amortizuar  pothuajse në gjithë gjatësinë e saj.

Banorët tregojné se vështirësia nuk është vetëm për të përcjellë në krahë për në banesën e fundit të afërmit e tyre, por edhe për të marrë pjesë në ritet mortore e përkujtimore, pasi automjetet nuk e përshkojnë këtë rrugë plot gropa dhe gurë. 

E pavarësisht se u është premtuar në mënyrë të vazhdueshme ndërhyrje nga drejtuesit vendorë deri tani asnjë investim konkret nuk është realizuar.

Përballë kësaj situate banorët njëzëri kërkojnë ndërhyrje urgjente për t'i dhënë fund kësaj problematike shumëvjeçare. 

Ndërkohë i pyetur për këtë situatë kryebashkiaku Qerim Ismailaj ka pohuar se ky segment rrugor është planifikuar me prioritet në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.,