Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia e Mallakastrës mbrëmjen e së enjtes. Djali 29 vjeçar i familjes Kamaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 67 vjeç. Në momentin që djali Kristi Kamaj po kanoste babin me armë zjarri ka ndërhyrë policia duke bërë të mundur arrestimin e tij

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë model 56, tre krëhra automatiku dhe 60 fishekë model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierir për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)