TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Hazbi Kasaj si kandidat i pavarur në Këlcyrë, për shkak të mungesës së dokumentacionit të duhur. Hamdi Kasaj u bë i njohur para disa vitesh pasi në një bisedë televizive mallkoi votuesit që nuk do ta votëbesojnë.

Para disa vitesh ai u shfaq në opinion publik me një kërkesë të çuditshme ndaj votuesve të një komune në Këlcyrë , duke i mallkuar ata që nuk e votonin.

E sot shfaqet sërish me një kërkesë që lidhet me zgjedhjet. Hazbi Kasaj i është drejtuar institucionit më të lartë zgjedhor me kërkesën për ta regjistruar si kandidat i pavarur në Këlcyrë pasi ishte refuzuar nga KZAZ e kësaj zone, për shkak të mungesës së dokumentacionit.

KQZ mori në shqyrtim kërkesën e tij, por në bazë të kontrollit të dokumentacionit rrëzoi pretendimet e zotit Hamdi Kasaj pasi dokumenti ishte i paplotë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)