Mallrat e importuara kushtuan 10.7% më shumë se vitin e kaluar! INSTAT: Çmimi i energjisë së importuar u rrit me 73.5%

Çmimet janë rritur me 0.4% në raport me tremujorin e parë. Periudha prill-qershor, sjell edhe ndikimin më të madh të tregjeve ndërkombëtare nga lufta në Ukrainë, që solli menjëherë shtrenjtim të produkteve ushqimore, të karburanteve dhe sidomos të energjisë elektrike. Sipas rajonit vetëm në këtë tremujor çmimi i importit të energjisë elektrike është rritur me 73.5%. Vetëm si pasojë e çmimeve të larta të energjisë elektrike në bursë vendi ka importuar deri më tani 300 milionë euro energji elektrike.

“Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” kanë shënuar rritje me 73,5 %. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më te madhe prej 91,4 % shënoi një rritje me 8,4 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Metalurgjia” me 18,4 %, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 16,6 %, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 15,4 %, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 14,8 %, “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 13,1 %, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 12,9 %, “Prodhimi i pijeve” me 12,5 %, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 9,7 %, “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 9,5 %, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 7,6 %, etj”, thuhet në raportin e Indeksit të Çmimeve të Importit, për tremujorin e dytë të 2022.

Importi i lartë ka edhe ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit në vend, për shkak se mallrat që po blejmë në tregjet e huaja janë gjithnjë e më të kushtueshme. Sipas Ministrisë së Financave inflacioni i importuar është rreth 60%. Ndërsa nga ana tjetër importi i mallrave me çmime të larta ka dhënë impakt në rritjen e të ardhurave doganore, pasi paguhet më shumë TVSH, në momentin e zhdoganimit.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja