Katër apartamente në zonat me luksoze në 4 prej qyteteve më të shtrenjta të Evropës ka Jamarbër Malltezi, por në GJKKO dhëndri i Berishës thotë se s'ka para për të jetuar në Tiranë.
Apartamentet në Mynih, Bruksel, Roterdam dhe Budapest, vlera e të cilave kalon miliona euro, Jamarbër dhe Argita Malltezi nuk i kishin deklaruar por u zbuluan vetëm pas hetimeve të SPAK dhe nuk janë të sekuestruara pasi prokuroria u mjaftua me pronat që kapnin vlerën e 5.4 milionë eurove, aq sa dyshohet se ai përfitoi nga afera korruptive e privatizimit të ish klubit Partizani.
Megjithatë në seancën e kësaj të enjteje në GJKKO, ku Malltezi kërkon heqjen e sekuestros së 25 pasurive, avokati i tij Klodjan Skënderi tha se klientit të tij po i cenohet jeta familjare, dhe se edhe në llogaritë bankare ka zero para.
Në seancë ishin dy prokurorët, Kraja dhe Millonai, me këtë të fundit që tha se çifti ka disa pasuri të tjera që nuk i janë sekuestruar, dhe jo vetëm ato në Evropë. Edhe për apartamentin super të shtrenjtë ku banon Malltezi në rrugën “Mustafa Matohiti”, prokurorja tha se sekuestroja është vetëm masë sigurimi dhe ai vazhdon të jetojë aty.
Për këtë kërkesë GJKKO e shtyu për më 7 prill vendimin, ndërkohë që Report Tv ka zbuluar se në të njëjtën datë, këtë herë në Gjykatë të Lartë do të shqyrtohet tjetër kërkesë e Malltezit për pasuritë. Aty ai kërkon heqje të sekuestros për pasuritë në bashkëpronësi me Argita Malltezin, madje edhe kthimin mbrapsht të qirave që Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ka marrë deri më tani.
Report Tv ka raportuar më herët se vetëm në emër të Jamarbër Malltezit, të deklaruara, janë 35 pasuri në Shqipëri me vlerë dhjetëra miliona euro, në një kohë kur të sekuestruarat janë vetëm 5.4 mln euro.
Këtu nuk llogariten të gjitha pasuritë e padeklaruara, siç janë ato në 4 prej qyteteve më të shtrenjta të Evropës. Një apartament në Mynih që sipas vetëm pagesave që janë bërë në rrugë bankare shkon të paktën 450 mijë euro, një në kryeqytetin belg Bruksel që shkon të paktën 395 mijë euro, një apartament luksoz në Roterdam të Holandës që kap vlerën e 360 mijë eurove dhe një tjetër në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest që shkon 155 mijë euro. Të gjitha këto shifra bazuar vetëm në transferimet bankare që SPAK ka arritur të zbulojë deri kur dorëzoi dosjen 500 faqëshe, vetëm për njoftimin e akuzës dhe marrjes të pandehur të Berishës e Malltezit. Se çfarë ka zbuluar me hetimet e mëpasshme Prokuroria e Posaçme mbetet për t’u parë.
Ndërkohë paralelisht me kërkesat për pronat, këtë të enjte u zhvillua edhe seanca e radhës e gjyqit në themel, ku janë diskutuar kërkesat e mbrojtjes së Malltezit dhe Berishës për listën e dëshmitarëve. Prokuroria ia la vendimmarrjen gjykatës, duke u shprehur në parim dakord edhe për thirrjen e kryeministrit Rama si dëshmitar.
Gjyqi ku Sali Berisha akuzohet për korrupsion dhe dhëndri i tij për korrupsion e pastrim parash është shtyrë për më 15 prill.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Në seancën e sotme për dosjen ‘Partizani’, prokurorja e SPAK, Enkeleda Millonai, është shprehur për kërkesat e marrjes në pyetje të kryeministrit Edi Rama, Silva Bellos dhe Ermir Hasës se “duhet të citohet se për çfarë do të thirren dhe çfarë do të cilësojnë”, ndërsa ia ka lënë në dorë gjykatës të vendosë.
Edhe për kërkesën që të thirret si dëshmitar oficeri i Policisë Gjyqësore Besmir Karanxha për të cilin mbrojtja e ka quajtur “aktivist politik”, SPAK është shprehur që të mos pranohet. “Emërimin e ka marrë në vitin 2023”, thotë SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të mos pranohet as kërkesa për thirrjen e Irena Gjokës duke thënë se nuk kanë lidhje me objekt akuzat dhe të rrëzohet gjithashtu edhe kërkessa për marrjen si provë e deklaratave të Malltezit në portale e emisione.
Seanca është shtyrë për më 15 prill pas gjykata do të marrë kohë për t’u shprehur lidhur me kërkesat për prova.
Komente












Apartamentet në Mynih, Bruksel, Roterdam dhe Budapest, vlera e të cilave kalon miliona euro dhe te padeklaruara nga cifti Malltezi nuk jane sekuestruar. Te dhjefsha SPAK e GJKKO. Ka mbetur vetem tu kerkoni falje e tu jepni demshperblim per shqetesimin qe po u shkaktoni.Kjo eshte drejtesia e Rames dhe PS.
Përgjigju