Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat (VIDEO)

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i kabinetit të ish kryeministrit Joseph Muscat me akuzën e pastrimit të parave dhe jo drejtpërdrejt për vrasjen e gazetare, megjithëse në kontekstin e të njëjtit hetim.

Daphne Caruana Galizia, gazetarja më e rëndësishme në historinë e vendit, shkruante atë kohë se Malta ishte një kënetë në formën e një ishulli, për shkak të aftësisë që ajo kishte për të mbuluar e zhytur gjithçka të pistë, duke gëlltitur prova e fakte.

Pasi u vra më 3 nëntor 2017, pikërisht nga ai moçal, ajo nuk mundi të vazhdonte të na tregonte gjithë historinë e saj.

Prokuroria malteze gjatë tre viteve ka hapur hetime për shumë figura të larta të qeverisë dhe Partisë së Punës së ish kryeministrit të dorëhequr më 1 janar 2020 Muscat si dhe për disa biznesmenë të fuqishëm.

Po në janar Bashkimi Europian dërgoi në Maltë një mision hetimor për të hëtuar financat gjatë administratës së Muscat.

I arrestuari Keith Schembri, shefi i kabinetit të ish-kryeministrit të Punës Joseph Muscat, pasi u mor në pyetje sot u la i lirë.

Historia e tij ka të bëjë me trafikimin e pasaportave për të pajisur qytetarë jashtë Bashkimit Europian, manjat rusë të naftës apo dhe iranian, me pasaporta te Unionit Europian, të cilët falë blerjes së një pasaporte malteze dhe ryshfetit kishin arritur të bëheshin qytetarët maltezë dhe për këtë arsye edhe qytetarë te BE-së në mënyrë që të lëviznin lirshëm dhe të pastronin paratë e tyre në BE, falë disa bankave të gatshme për të mbyllur të dy sytë, një nga të cilat është Banka Pilatus, 'lojën' e të cilës e kishte kuptuar edhe Daphne Caruana Galizia që përpara tre vjetësh, por që tani nuk mund të flasë...

Përmes bankës Pilatus, pastronte para edhe  Brian Tonna, një sipërmarrës pranë ish kryeministrit maltez si dhe Konrad Mizzi Ish Ministri i Energjisë në qeverinë e atëhershme të Muscat.

Sipas asaj që është rindërtuar nga Autoriteti Maltez Kundër Pastrimit të Parave, vetëm një transfert bankare nga tre rusë që do të merrnin shtetësinë malteze dhe që ishtë derdhur në llogarinë pesronale të të arrestuarit Schembri, ishte në shifrën e 166 mijë eurove

Në ditët në vijim do të kuptohet nëse këneta malteze është kthyer me të vërtetë në një pishinë.

Gazetarja Daphne Caruana Galizia, e cila udhëhoqi investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers” dhe lidhjet me korrupsionin dhe pastrimin e parave në Maltë, u vra në një atentat me autobombë në makinën e saj.

Galizia ishte një blogere e njohur, dhe shkrimet investigative të saj tërhiqnin mijëra lexues e publikoheshin në disa nga mediat më të rëndësishme në Maltë. “Politico” e quante “gruaja Wikileaks”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë