Një fabrikë e përpunimit e bimëve mjekësore-aromatike në Maminas të Durrësit është përfshirë nga flakët e zjarrit që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa zjarri ka vijuar edhe orët e para të mëngjesit të sotëm.
 
Shqiptarja.com mëson se flakët fillimisht janë shfaqur në katin e tretë të godinës. Dëmi ekonomik është i konsiderueshëm, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
 
Mësohet se fabrika është në pronësi të firmës “Xherdo Shpk”, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur 4 zjarrfikëse dhe forca të shumta policie. Këta të fundit vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit në magazinë.

zjarri te fabrika maminas

zjarr maminas
zjarr maminas

 Foto të tjera 


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )