Manaj krah Icardit në Turqi, Uzuni pranë rekordit në Spanjë! Beratasi: Dua të shkruaj historinë

Manaj krah Icardit në Turqi, Uzuni pranë rekordit në Spanjë! Beratasi: Dua të shkruaj historinë

Myrto Uzuni dhe Rey Manaj

"Dopio", kështu u ndanë fundjavën që lamë pas Rey Manaj dhe Myrto Uzuni. Dy sulmuesit e Kombëtares i dhanë fitoren Sivasspor dhe Granadas. Në Turqi Manaj është krah Icardit në formacionin më të mirë sipas 'SofaScore', teksa ka lënë pas dëmtimin.

Edhe Uzuni vuante një lëndim, ndërsa rikthimi ishte me dopietë. Edhe beratasi është pjesë e formacionit më të mirë në La Liga 2, si ndër më të vlerësuarit.

Ylli kuqezi tani ka 39 rrjeta me Granadan, ndërsa në vend të parë është Jusef El Arabi me 44. Uzuni la pas sulmuesin Odion Igalo, që ka shënuar 38 herë për këtë ekip.

“Është e qartë se kam shumë respekt për Igalon, për historinë që ka lënë këtu në Granada. Unë dua gjithmonë që të punoj fort dhe të shënoj, që të kaloj të gjithë rekordet te Granada. Dua që të jem më i miri në historinë e Granadës, jo për të kaluar Igalon, sepse unë e respektoj shumë atë, por unë jam Myrto Uzuni dhe dua gjithmonë që të shkruaj historinë edhe në Granada, ku ndihem si në shtëpi”, tha Uzuni.

Manaj dhe Uzuni në formacion

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar