Rey Manaj nuk luante prej më shumë se një muaji, kjo pas dëmtimit me Sivasspor, por këtë të diel sulmuesi i Kombëtares është rikthyer me dy gola duke i dhënë tri pikë të tijve.

Sivasspor fitoi 3-2 me vështirësi kundër Hatayspor për raundin e nëntë në elitën e futbollit turk. Duhej minuta e 43-të që Manaj të gjente golin e parë me kokë, ndërsa pjesa e parë u mbyll në ekuilibër 1-1.

Miqtë më pas përmbysën ndeshjen me Calvo, ndërsa për ekipin e tij mendoi sërish Manaj që në minutën e 73-të vendosi ekuilibrat 2-2 pas një penalltie. Sërish vendasit me Camara gjetën golin e tretë dhe të fitores.

Pas paraqitjes së mirë dhe dy golave nga Uzuni dhe golit të Mitaj, te dopieta doli edhe Rey Manaj.