Manastir, sot 103 vjetori i Alfabetit
shqip, asnjë festim zyrta

Manastir, sot 103 vjetori i Alfabetit<br />shqip, asnjë festim zyrta
MANASTIR- 103 vjetori i Kongresit të Alfabetit do të shënohet pa asnjë manifestim zyrtar. Vetëm një grup studentësh nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe trevat tjera kanë organizuar një marshim drejt Manastirit, për të shënuar dhe festuar përvjetorin e Kongresit të Alfabetit, të 14 nëntorit të 1908.

Aktiviteti është quajtur “Marshi drejt Manastirit” dhe një grup studentësh dhe të rinjsh shqiptar nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe trevat tjera marshuan nga Shkupi, Tetova, Prishtina, Tirana dhe qytetet tjera për të mbërritur më pas në Manastir.

“Së paku këtë ditë ti nderojmë dhe ti gëzojmë ata shqiptar që çdo ditë jetojnë në Manastir me shpresën se një ditë ky popull do të zgjohet dhe do ti përmirësoj gabimet që ka bërë dhe po bën për çdo ditë, para shqiptarëve të Manastirit të gjithë duhet të ndjehemi të turpëruar, se është faj i joni dhe politikanëve shqiptar, që i kemi lënë në mëshirën e politikës shfarosëse”, theksojnë grupi i organizatorëve të marshit, citon Ina.

KONGRESI I MANASTIRIT
Më 14 nëntor 1908 në Manastir u arrit unifikimi i alfabetit të parë të gjuhës shqipe me shkronja latine, një projekt gjithëkombëtar, ku u mblodhën personalitetet e mirënjohura të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Ky Kongres me themelimin e këtij alfabeti shënoi edhe fillimin e letërsisë mbarëshqiptare. Në kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë si dhe komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt dhe Amerikë.

Komisioni i alfabetit përbëhej nga 11 anëtarë, kryetar i këtij komisioni ishte At Gjergj Fishta, ndërkohë ndër anëtarët rradhiten emra të njohur të lëvizjes kombëtare si Ndre Mjeda, Mithat Frashëri, Bajo Topulli, Sotir Peci, Shahin Kolonja etj. Parasheqevi Qirjazi në rolin e sekretares në Kongres është e para grua që merrte pjesë në një forum të lartë të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Kongresi vendosi me votë unanime të lihet mënjanë alfabeti i Stambollit, dhe të shkruhet gjuha shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja ai që përdoret edhe sot.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit