Manastirliu: Aksion kombëtar për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të nisë një aksion kombëtar në të gjithë qendrat shëndetësore, spitalet dhe institucionet sociale për të garantuar aksesueshmërinë fizike për personat me aftësi të kufizuar.
Ministrja e Shëdetësisë, Ogerta Manastirliu në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të nisë një aksion kombëtar në të gjithë qendrat shëndetësore, spitalet dhe institucionet sociale për të garantuar aksesueshmërinë fizike për personat me aftësi të kufizuar.
Në mbledhjen e parë të këtij viti të Këshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar drejtuar nga Ministrja Manastirliu, u diskutua mbi aksionet konkrete në rrëzimin e barrierave për personat me aftësi të kufizuar. Ministrja Manastirliu I bëri thirrje edhe ministrive dhe institucioneve të tjera t’I bashkohen aksionit kombëtar për rritjen e aksesueshmërisë.
Një ftesë për të gjitha bashkitë dhe ministritë që kanë projekte në fushën e ndërtimit, të garantojnë përshtatjen e tyre për personat me aftësi të kufizuar, në mënyrë që së bashku, të rrisim përfshirjen dhe të rrëzojmë barrierat për personat me aftësi të kufizuar.
Ogerta Manastirliu
Punësimi i personave me aftësi të kufizuar ka përparësi -theksoi Manastirliu- me nxitjen e ndërmarrjeve sociale, të sanksionuara tashmë me ligj dhe aktet nënligjore që po finalizohen do të bëjnë të mundur mbrojtjen e grupeve vulnerabël dhe përfshirjen në punësim të kateorisë së personave me aftësi të kufizuar.
Ministrja Manastirliu u ndal edhe te reforma e nisur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuar, për të krijuar një model të ri vlerësimi bio-psiko-social për këtë kategori, vlerësim që kryhet në cdo vend në Europë.
Gjatë takimit, një vëmendje e veçantë ju kushtua vënies në efiçencë të Fondit Social, i cili sapo është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, një mekanizëm i ri i ngritur nga Qeveria për të përmirësuar dhe zgjeruar shërbimet sociale në territor.
Në takim merrnin pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë Gjonaj, zv/Ministra të disa fushave si Rendi, Arsimi, Kultura, Infrastruktura, etj si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe personave me aftësi të kufizuar, pjesë e Këshillit Kombëtar të Personave me aftësi të Kufizuar.
Përfaqësues të grupeve të interest vlerësuan se ky takim i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar është një mundësi e mirë për të rritur ndërveprimin mes institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interest për orientimin sa më efikas të politikave që lidhen me sigurimin e përfshirjes në të gjitha fushat të personave me aftësi të kufizuar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.4%
-
Mirëqënia
21.8%
Vota total: 1948
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
Rama: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara do të mbështeten nga buxheti 2025, program dhe mbështetje sociale
6 Dhjetor 2024, 12:20
-
‘Sfidë aksesi në hapësirat publike dhe punësimi!’ Presidenti dhe Kisha Katolike solidaritet me personat me aftësi të veçanta
3 Dhjetor 2024, 15:26
-
Invalidët në Durrës dhe Elbasan: Jemi të përjashtuar nga shoqëria, s’ka rrugë për ne! Pensioni është i ulët, s’del për bukë e ilaçe!
3 Dhjetor 2024, 15:07
-
Koçiu: 3,500 persona me aftësi të kufizuar të punësuar në shtet e privat
3 Dhjetor 2024, 12:30
-
Dita Ndërkombëtare e Personave më Aftësi të Kufizuar, Begaj: Ju jeni shembulli i vërtetë i përkushtimit dhe kurajës
3 Dhjetor 2024, 09:29
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07