Manastirliu: Ata që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze, nuk do përjashtohen nga pajisja me certifikatë vaksinimi! Sot vijnë 8100 vaksina të Pfizer

Manastirliu: Ata që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze, nuk do përjashtohen nga pajisja me certifikatë vaksinimi! Sot vijnë 8100 vaksina të Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar se të gjithë qytetarët që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze, nuk janë të përjashtuar nga marrja e një certifikate vaksinimi, kur OBSH ta vendosë, pavarësisht se ato nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave

E ftuar në "Tpo Channel", Manastirliu u shpreh se nuk ka asnjë vendim të BE për të ndalur certifikatat dhe se nuk do të ketë një diskriminim të vendeve.

"Nuk duhet të jetë ky merak se nuk ka asnjë vendim të KE për të ndaluar certifikatat. BE është duke diskutuar për një pasaportë që do lejojë lëvizjen, janë duke diskutuar mbi disa komponentë. Ende nuk ka asnjë vendimmarrje nga BE për të patur një certifikatë deri tani. OBSH ka thënë kjo certifikatë është e vështirë për t’u prodhuar, por jam e bindur se do arrihet në një rezultat që të mos ketë një diskriminim të vendeve që nuk kanë pasur vaksina dhe të lejohet kalimi se është vërtetuar sëmundja, apo një test negativ", tha Manastirliu.

Manastirliu bëri po ashtu me dije se sot prite të vijnë 8100 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e marrëveshjes prej 500 mijë dozash.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme mbërritën në vend 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë, pas 4800 dozave që mbërritën të shtunën nëpërmjet mekanizmit "COVAX". Aktualisht janë rreth 490 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri, ndërsa priten mbi 200 mijë vaksina të tjera në ditët në vijim.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi