Ministria e Shëndetësisë njofton se 10 mjekët që u dërguan në mision ndihme në Itali kanë filluar sot punën në spitalin e Breshias, ndërsa 20 infermierët do të fillojnë tk mërkurën të ndarë sipas pavioneve ku janë nevojat më të mëdha. Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u lidh drejtpërdrejt me mjekët në spitalin e Breshias, duke u shprehur mbështetjen maksimale për këtë mision humanitar.
“Ne mjekët filluam të gjithë punë sot, infermierët do të fillojnë të mërkurën Reanimatoret kanë filluar punë në reanimacion, ndërsa unë me gjithë doktoreshën tjetër jemi tek repartet e COVID subintensiv, në repartet e pneumologjisë. Ndërsa doktoresha që vinte nga Instituti i Shëndetit Publik është tek tamponët me gjithë dy mjekë të tjerë. Ndërsa dy mjekë janë vendosur në triazhim.
Edhe infermierëve u kanë përcaktuar vendet dhe po i pajisin me veshjet e duhura dhe nga e mbrkura do të fillojnë shërbimin. Ne kemi impenjimin maksimal, mjekët kanë dhënë gatishmëri për të hyrë edhe në zonat e linjës së parë të riskut, jo në sektorët mbështetëse”, tha Ermal Pashai, një nga mjekët e dërguar në Itali në misionin humanitar.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ju shprehu mbështetjen. “Një këshillë kisha. E para forca dhe kujdes veten të gjithë ju, pra kujdes materialet e mbrojtjes personale, veshja e duhur për të mos rrezikuar veten. E dyta, ju jeni krenaria jonë, ne kemi besim tek ju dhe do të doja që nëpërmjet jush dhe gjithë ekipit tjetër t’ju uroja suksese në këtë mision humanitar”, u shpreh Manastirliu.
Grupi i mjekëve në Itali kanë kërkuar mirëkuptim nga media. “Ne duhet të përqendrohemi tek kjo punë për të cilën kemi ardhur”, tha mjeku Ermal Pashai. “Ka një kohë për të punuar dhe për të luftuar, një kohë tjetër pastaj për të ndarë eksperiencën dhe kjo është koha për të luftuar dhe kush lufton nuk e ka mendjen te fjalët, por e ka mendjen te puna”, tha Manastirliu.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.9%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3573
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)
30 Nëntor, 22:32
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10