Manastirliu: Është rritur ndërgjegjësimi, 287 mijë qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor në 8 muajt e parë të 2018

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Kuvend ditën e sotme, ka theksuar se rishikimi i aktit normativ mbështet reformat e nisura dhe garanton paketën e solidaritetit për pensionistët dhe kategoritë në nevojë.

Pavarësisht baltës së hedhur nga opozita, qytetarët i janë përgjigjur me një interes të shtuar programit kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë, ku vetëm deri në muajin Gusht, 287.584 qytetarë kryen analizat falas në çdo cep të vendit.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Gjithashtu gjatë diskutimeve në Kuvend për rishikimin e aktit normativ, ministrja theksoi rëndësinë e Kontrollit Mjekësor Bazë dhe investimeve në infrastrukturën e shërbimit parësor.

Të paktën 20% e qytetarëve që e kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë rezultuan me risk të lartë, çka tregon rëndësinë e këtij programi përsa i takon parandalimit të sëmundjeve. Së  bashku me programin tonë të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, 80 prej të cilave përfundojnë këtë vit, garantojmë përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët në portën e parë të shërbimit shëndetësor.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Manastirliu u ndaj edhe te investimet në spitale, duke theksuar se për vitin 2018, po realizohen më shumë se 14 mln euro investime, duke dyfishuar kështu investimet vjetore për sektorin e shëndetësisë.

 Buxheti 2018 garantoi mbështetjen e atyre që kanë më shumë nevojë për pagesën e ndihmës ekonomike por nga ana tjetër kemi arritur të ofrojmë mundësi alternative për familjet që kanë dalë nga skema, duke punësuar 1090 persona gjatë muajve të fundit.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Hapet tenderi për koncesionin e Milot-Balldre, vlera 364 mln euro pa tvsh

Hapet tenderi për koncesionin e Milot-Balldre, vlera 364 mln euro pa tvsh