Manastirliu inspekton COVID 4: Është gati, po përgatisim dhe spitalet rajonale, ju lutem sakrifikoni pak nga normaliteti juaj

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në Spitalin COVID 4 ka thënë se ky spital është gati për t’u vënë në punë dhe se po përgatiten edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës së epidemisë.

“Kapacitetet tona që tashmë i kemi ngritur dhe janë gati që në momentin që duhet, për t’u vënë në funksion. Numrat në rritje të rasteve të infektimeve dhe sigurisht numrat në rritje të rasteve në spitale, tashmë duke qenë se edhe spitali Covid3 është tërësisht me të gjitha kapacitetet i hapur në pritje të trajtimit dhe shërbimit të qytetarëve, edhe spitali Covid4 gjithashtu do të vendoset në një kohë të shpejtë në dispozicion të pacientëve për trajtimin e Covid19, me ezaurimin e kapaciteteve të 3 spitaleve COVID”, tha ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë që do të punojnë në këtë strukturë gjatë inspektimit tha se ky spital do të hapet në momentin e ezaurimit të kapaciteteve në 3 spitalet COVID dhe se pas kësaj do përgatiten edhe spitalet Rajonale.

“Kjo nuk është një periudhë e lehtë, e cila po shoqërohet me rritje të numrit të rasteve, ndaj vendosja në dispozicion e kapaciteteve të reja dhe përgatitja për hapjen e spitalit COVID4 vjen si përgjigje për përballjen e situatës. Nga ana tjetër edhe spitalet rajonale po përgatiten dhe tashmë strukturat janë ngritur, personeli është trajnuar, aparaturat biomjekësore janë vënë në dispozicion”, tha Ogerta Manastirliu.

Dr. Daniela Nika, nëndrejtore e QSUT, strukturë e cila do të administrojë edhe spitalin COVID4 u shpreh se në strukturën e re janë të gjitha pajisjet për t’u shërbyer pacientëve.

“Siç mund ta shihni, struktura është e pajisur me panelet e oksigjenit, me monitorë, nëse do të duhet që pacienti të intubohet këtu kemi disponibël edhe respiratorë. Këtu do të bëhet përgjithësisht vlerësimi i parë për pacientët dhe pastaj sipas nevojës ata do të shpërndahen qoftë në pavionet lart apo në terapinë intensive nëqoftëse gjendja do të jetë e rënduar”, shpjegoi Dr. Daniela Nika.

Prof. Krenar Lila, duke folur për stafet mjekësore që do të shërbejnë në spitalin Covid4, tha se kanë shprehur gatishmërinë e tyre infermierë të cilët punojnë në reanimacionet përkatëse në QSUT të cilët kërkojnë që të punojnë në spitalet infektive.

“Do të merret një pjesë e specializuar e infermierëve, sigurisht do të ketë dhe infermierë të rinj. Lidhur me personelin reanimator, është ndërtuar një plan, i cili do të funksionojë për të mbuluar shërbimin gjatë 24 orëve”, tha Krenar Lila.

Më tej ministrja Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim duke sakrifikuar pak nga normaliteti, pasi kjo betejë nuk bëhet vetëm në spitale.

“Duhet kuptuar se kjo nuk është një betejë që bëhet vetëm në spitale. Duhet të jetojmë me rregulla, të kemi përgjegjësi maksimale, sjellje individuale të kontrolluar, maskën, distancën, higjienën, të kufizojmë kontaktet, të mos qëndrojmë në grupe më shumë se 10 veta. Sigurisht që momenti i festive të Nëntorit do të jetë edhe njëherë një sfidë e rradhës për ti thënë qytetarëve që kush është patriot, kush e do vendin, kush e do veten, kush e do familjen, do të duhet që të zbatojë rregullat dhe të kufizojë kontaktet. Ne duhet ta bëjmë për familjarët tanë, për veten tonë, për mjekët dhe infermierët që po sakrifikojnë prej 9 muajsh”, bëri thirrje Manastirliu.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lesh harapi pandemik: 23/11/2020 17:10

    Nese do te hapesh spitalet rajonale, je e detyruar tu a besh pagen 1000 euro dhe mjekeve ne keto spitale, dhe do tu besh edhe sigurim special jete, sepse ne keto kushte askush nuk deshiron te leri lekuren peng per budallallekun e atyre qe mbajne gushore ne vend te maskave per rinine primitive e te sfazuar qe nuk mban maska fare per lokalet ku nuk respektohet distancimi sidomos kafenete per shkollat ku jane infektuar dhe infektohen perdite mesues te pafajshem nje pjese e te cileve kane humbur jeten per buken e gojes,sepse kane qene te detyruar dhe jo se kane shkuar me deshire ne shkolle.apo edhe per karriken tuaj po te doni.NUk ke te dejte te besh kurban asnje mjek per paaftesine e nje shteti te tere.Beni shtet ate beni e boll me apele ndaj ndergjegjes se gjithsekujt,nuk luftohet pandemia duke i lutur njerezit e thate qe eshte lufte dhe ne lufte rregullat respektohen absolutisht me detyrim ne te kundert ka ndeshkim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës