Manastirliu inspekton depon e re në QSUT: Ruajtja e barnave me standarde, më shumë siguri për qytetarët

 Manastirliu inspekton depon e re në QSUT: Ruajtja e barnave me standarde, më shumë siguri për qytetarët

"Me përfundimin e ndërtimit të depos qendrore në QSUT do të garantohet më shumë siguri për qytetarët për ruajtjen e medikamenteve dhe materialeve mjekësore sipas standardeve bashkëkohore”. Kështu u shpreh ministrja Manastirliu teksa inspektoi punimet për ndërtimin e depos së re të barnave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e cila pritet të përfundojë brenda muajit Shtator.

Ndërtimi i depos qendrore të barnave të QSUT me vlerë 168 milionë lekë, ka nisur në vitin 2018 dhe pritet të përfundojë në Shtator të vitit 2019. Depo do të pajiset edhe me aparatura moderne. Depo qendrore e barnave në QSUT do të ketë 7 dhoma frigoriferike, 6 prej të cilave arrijnë temperaturën deri në - 20 gradë dhe 1 dhomë frigoriferike 0 - 8 gradë, për ruajtjen dhe magazinimin e barnave dhe materialeve të mjekimit, sipas standardeve më të mira bashkëkohore.

Godina e re qendrore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave do të ketë edhe karantinë për barnat e skaduara apo materiale të rrezikshmërisë së lartë.

Me ndërtimin e depos së re të barnave, investim i buxhetit të shtetit, do të ketë edhe më shumë kontroll për gjithë sistemin e qarkullimit të barnave sipas shërbimeve në QSUT.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Refugjat: 05/07/2019 08:42

    Nuk shofim ndonje depo te mbarurar ne kete Foto !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd