Manastirliu- mjekëve: Për sa kohë s'do jeni këtu, do kujdesemi ne për familjet tuaja! Rrugë të mbarë

Në ceremoninë e përcjelljes, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu falenderoi mjekët, teksa u dha një premtim. Për aq kohë sa ata nuk do jenë në shtëpitë e tyre, do të jetë shteti që do të kujdeset për familjarët e këtyre heronjve.

"Një pjesë janë të rinj, japin një mesazh duan të jenë modeli i asaj që ne kërkojmë nga mjekët, modeli  heronjve të heshtur që sot janë të parë në këtë betejë. Janë nga e gjithë Shqipëria, një mision për jetën dhe një gjë u thashë para se të vinit ju, do doja që askush të mos binte pre e këtij armiku, ju premtojmë se për aq kohë sa ju nuk do jemi këtu, do kujdesemi ne për familjarët tuaj", tha Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Ndihmë Italisë me 10 mjekë e 20 infermierë, Rama: S'mund t'i mbajmë rezervë kur atje ka shqiptarë të prekur! Di Maio: Treguat vlerat europiane


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg