“103 mjekë familje kanë aplikuar për t’u punësuar në sistemin shëndetësor parësor dhe pritet të punësohen në qendrat shëndetësore dhe pikat e ambulancave në të gjithë vendin brenda muajit Shkurt”. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu, gjatë inspektimit në qendrën e rehabilituar shëndetësore Babrru, në zonën e Paskuqanit.
Duke theksuar investimin në vijim tek burimet njerëzore, Manastirliu deklaroi se po ndërtohet platforma “Mjekë për Shqipërinë”, një dritare e hapur për të gjithë mjekët që duan t’i bashkohen sistemit publik, të aplikojnë e të punësohen në qendrat shëndetësore dhe spitalet në të gjithë vendin.
“Është një thirrje për çdo mjek që sapo është diplomuar dhe pritet të marrë licensën e ushtrimit të profesionit si dhe për çdo mjek që do të punësohet qoftë në qendra shëndetësore apo edhe spitale, të aplikojë për t’u punësuar në sistemin publik”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe tek programi më i ri që ofrohet falas në qendrat e kujdesit parësor në vend.
“Kemi kthyer vëmendjen e munguar prej vitesh në portën e parë të kujdesit shëndetësor, jo vetëm me përmirësimin e infrastrukturës, por edhe me programet kombëtare të parandalimit, si programi i depistimit të kancerit të qafës së mitrës për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, me ofrimin e analizës HPV falas në çdo qendër shëndetësore”, tha Manastirliu.
Qendra Shëndetësore Babrru, e rikonstruktuar plotësisht në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, ofron sot një standard të ri shërbimi për rreth 10 mijë banorët e kësaj zone. Kjo qendër është një ndër 14 qendrat shëndetësore dhe pikat e ambulancave në Tiranë, të rehabilituara gjatë fazës së parë të programit të rehabilitimit të qendrave shëndetësore. 100 qendra të tjera shëndetësore pritet të rehabilitohen brenda këtij viti, nga veriu në jug të vendit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.9%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3672
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21