Manastirliu: Për herë të parë shqiptarët në grupin e OBSH-së, po testojnë tre ilaçet për COVID-19

TIRANË- Një grup ekspertësh shqiptarë janë pjesë e grupit të OBSH-së, ku po testojnë tre ilaçe kundër COVID-19. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një bisede online me profesorë shqiptar në disa shtete të botës,  ku theksoi se kjo po ndodh për herë të parë në Shqipëri në një kohë pandemie globale.

"Dua t'ju informoj se Shqipëria për të parën herë në një pandemi po merr pjesë në një studim klinik e koordinuar nga OBSH, ku do jenë tre medikamente që po testohen antiretroviral kryesisht dhe po përfshihemi në këtë studim me ekspertët tanë.  Do jetë i nevojshëm informacioni që po na jepni, për të kuptuar se çfarë mund të bëjmë më mirë dhe si mund t'i ndryshojmë më shpejt protokollet", tha Manastirliu në fjalën e saj.

Profesorët Filip Çaushaj, Erand Llanaj dhe Aldi Pupuleku, të cilët ishin në komunikim me ministren dhe profesorin Arben Gjata, prezantuan platformën shkencore ku gjenden të gjitha informacionet mbi progresin e COVID-19. Duke theksuar se po flasin si mjekë, pa bërë politikë, ato janë shprehur se masat e marra në kohë kanë shpëtuar shumë jetë njerëzish. Madje sipas Llanajt se nëse masat do të merreshin vonë, do të ishin të kota testimet në masë.

"Jo shumë e dinë, që Shqipëria është në duart të sigurta, nuk kemi dyshuar që hetimi epidemiologjik do cedonte. Masat e marra shumë shpejt, tregon se kur merren masat vonë bëni sa të doni testime, është e kot. Ne po punojmë për një platformë për shqiptarë. E kemi hapur një platformë të veçantë për profesionistët dhe qytetarët që i kemi mbledhur nga shqiptarë nga e gjithë bota, duke publikuar vetëm informacione shkencore dhe duke hequr ato informacione që janë sensistive për qytetarët. Po i nxjerr me forcë vlerat e solidaritet, se edhe nëse e fitojmë ne Shqipëri, por vendet e rajonit janë keq, nuk jemi të fituar", tha Llanaj në komunikimin me ministren.

E gjitha kjo platformë, Health Development For Albania (HEDA) ku përcillen risitë shkencore mbi COVID-19 për personelin e shërbimit ambulator dhe spitalor, është kontribut i mjekëve shqiptarë në botë, ku siç shprehet Aldi Pupuleku, qëllimi është një: Të fitojmë këtë betejë.  "Po punojmë jashtë orarit në mënyrë vullnetare që të japim kontributin tonë sa më të madh që të dalim të suksesshëm nga kjo betejë", përfundoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Mjeku shqiptar në vijën e zjarrit në SHBA: Gjuhën e mësova vonë, por fjalët e nënës për atdheun s'i harroj kurrë...

1586630652_mJEKU.JPG

Doktor Filip Çaushaj, i cili aktualisht ndodhet në Amerikë në një lidhje me Skype me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si mjek tha se masat e marrat në kohë në Shqipëri u kanë shpëtuar jetën shumë shqiptarëve. Ai ka lindur në Amerikë, por nuk e ka harruar kurrë fjalën e parë që i ka thënë nëna "Ti je shqiptar", dhe si shqiptar po kontribuon në përballimin e kësaj situate të krijuar nga pandemia globale.

"Faleminderit doktor Gjatës, unë e quaj atë gjeneralin e tij dhe e kam për nder të bashkëpunoj me ju si shqiptar. Nga larg kam parë veprim të kryeministri Edi Rama, dhe e mbështes. jo për politik por si doktor jamë shumë i gëzuar për masat e marra shumë përpara, është shpëtuar jeta e shqiptarëve. Do kisha qejf që ta bënte Trump, ju e bëtë dhe unë ju falenderoj dhe ju përqafoj dhe ju falënderoj si shqiptar. Kujtoj fjalët e para që më tha nëna ime "Ti je shqiptar" dhe këto fjalë nuk i harroj kurrë, se shqipen e kam mësuar shumë vonë, pasi kam mësuar anglishten. Çdo natë shohim 3-4 persona që vdesin dhe nuk dua që këtë fat ta ketë Shqipëria jonë dhe do bëj çmon që t'ju ndihmoj", tha Çaushaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hysni Allushi: 12/04/2020 05:52

    E quaj frkacak dhe te pa afte per te qene debutet aty do duket sa i zbatojne ligjet ligj venesit Shqiptare

    Përgjigju
  • Lafsha: 12/04/2020 05:46

    Çdo me thënë gjuhen e nënës e paska mesuar vone? Keshtu eshte shqiptari kudo qe vete hapet bethsh dhe nuk i flet femijes së tij shqip. Ore çdo të thotë perseri qe gjuhën e nënës e mesoi vone? Dmth nëna nuk i fliste shqip? Turp!

    Përgjigju
    • Emigranti: 12/04/2020 15:55

      Shume e sakte.

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Turizmi, vizitorët e huaj me rritje me 79.9% në tetor, kryeson Kosova, më pas Italia dhe Gjermania

Turizmi, vizitorët e huaj me rritje me 79.9% në tetor, kryeson Kosova, më pas Italia dhe Gjermania