Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar mbi situatën epidemiologjike në Shqipëri. Gjatë konferencës së përjavshme me mediat, ajo njoftoi se aktualisht 20 % e shtretërve në spitalet COVID janë të lira për pacientët teksa theksoi për të disatën herë se spitali COVID 4 është gati.
Ndër të tjera ajo ka paraqitur dhe disa shifra të situatës epidemiologjike në vend për të cilën tha se incidenca e infektimit në Shqipëri është më e ulëta në rajon. Ajo shprehet se java e 46-të e pandemisë që nga fillimi ka regjistruar numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën për shkak të COVID.
"Më lejoni të ndalem shkurt të situatës epidemiologjike në vend. Aktualisht kemi të konfirmuara me COVID në total prej 29.837 rastesh me një incidencë 1042 raste për 100 mijë banorë. Duke bërë një krahasim me rajonin, kjo incidencë është më e ulët se sa incidenca mesatare e rajonit dhe Europës. Prej rasteve të konfirmuara në javën e 46, 52 % janë femra dhe 48 % meshkuj. Përsa i përket fataliteteve, aktualisht kemi 646 humbje jete që korrenspondojnë 22.7 vdekje për 100 mijë banorë. Vlerësohet se java e 46-të është java me numrin më të lartë të vdekshmërisë. Situata në spitale në 3 strukturat e dedikuara aktualisht, kemi të zëna 420 shtretër, rreth 20 përqind është e lirë. Struktura e katërt është gati për pacientët" - tha ministrja.
Duke shpjeguar dy skemat e trajtimit ambulator me barna, Manastirliu vendosi theksin në rolin kyç të mjekut të familjes. Ajo deklaroi se mjeku i familjes në bazë të zhvillimit të sëmundjes do të lëshojë recetën për barnat me rimbursim për pacientët e infektuar me COVID.
Ndërsa Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u bëri apel qytetarëve se edhe kur të vijë vaksina anti-COVID, ajo mund të mbrojë ato që janë më vulnerabël por përsëri masat do të vijojnë të zbatohen derisa ajo të ketë impakt mbi transmetueshmërinë e sëmundjes.
Ministrja Ogerta Manastirliu në prag të festave kombëtare të nëntorit u ka bërë apel qytetarëve që të mos grumbullohen. Ajo tha se patriot i vërtetë është ai që qëndron në shtëpi dhe që mbron veten dhe të afërmit duke qëndruar pranë familjes.
“Do të jemi shpejt në një periudhë festash të nëntorit, të gjithë duhet ta vendosim në plan të parë, një element shumë të rëndësishëm kufizimin e kontakteve. Patriot do të jetë ai që do të dojë veten dhe të afërmin duke ndenjur pranë familjes. Kjo është ndihma. Nëse ka një shqetësim është a bëhet shkak një peson i dyshuar pozitiv apo i testuar pozitiv, shkak për të infektuar shumë të tjerë. A duhet të jemi vallë më të përgjejgjshëm kundër këtij armiku të padukshëm. Këtu është detyra dhe qëllimi i punës sonë” tha ajo.
Ministrja Manastirliu deklaroi se terapitë me medikamente duhet të shkojnë në të njëjtën linjë me indikacionet dhe jo të bëhet rimbursimi për çfarëdolloj ilaçi.
"Sikurse e kemi thënë përgjatë kësaj periudhe, strategjia e testimit në raport me qëllimin e kufizimit të përhapjes së virusit vlerësohet nga ana e ekspertëve. Nëse do ketë një vonesë me kthimin e përgjigjes, keni mirëkuptuar momentin e një jave më parë. Kemi pasur një rritje të numrit të testimeve, ne kemi një objektiv, kthimin e përgjigjeve brenda një kohe të shkurtër. Më shumë se 70% e rasteve, kategoritë prioritare që janë me simptoma të caktuara dhe futen në mënyrë urgjente, objektivi është të kemi një kohë sa më të shpejtë në marrjen e kësaj analize. Asnjë qytetarë nuk do mbetet pa u trajtuar. Nuk ka një terapi të shënjestruar për COVID por vetëm medikamente për simptomat. Paketa e rimbursimit nuk u mendua dje dhe u financua sot. Paketa e mbështetjes së qytetarëve me terapitë e barnave, ka gjithashtu terapi të cilat rimbursohet dhe për sëmundjet virale. Askush nuk ka mbetur i pandihmuar nga shteti. Ne kemi qëndruar afër të gjithë qytetarëve duke i mbështetur për shëndetin e tyre. Terapitë nëse nuk shkojnë drejt me incikacionet se duhet atëherë nuk është mirë. Nuk është vetëm që hajde rimbursojmë ilaçet por mbi efikasitetin e tyre. Mënyrën e trajtimit e vendos vetëm mjeku. Virusi luftohet me higjienë, masë dhe rregulla ndërsa simptomat pasi të zënë luftohen me barna. Jemi në prag të festave kombëtare dhe ato të fundvitit. Patriot do të jetë ai që qëndron pranë familjes në shtëpi dhe jo duke u grumbulluar" - tha ministrja.
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, në një konferencë për shtyp së bashku me ministrin e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku kanë folur për msituatën e COVID në vendin tonë dhe masat e reja, ajo ka vijuar t'u bëjë thirrje qytetarëve që respektojnë masat.
Bino u ka thënë qytetarëve se edhe kur të vijë vaksina anti-COVID, ajo mund të mbrojë ato që janë më vulnerabël por përsëri masat do të vijojnë të zbatohen derisa ajo të ketë impakt mbi transmetueshmërinë e sëmundjes.
"Dua të them se ministrja theksoi masat kanë patur efektin e tyre. Pas bllokimit ne pamë efikasitet ashtusikurse pamë rritje të numrave kur nuk u zbatuan si duhet protokollet e sigurisë. Kemi një bllokim të pjesshëm, janë masat e tjera të ndalimit të grumbullimeve apo të ndryshme të cilat janë masa me një intensitet mesatar. E rëndëishme është mbajtja e maskës.
Pavarëissht vendimeve që ne marrim ajo që është më e rëndësishme është që të gjithë ne të kontrollojmë rezlitetin tonë. Një veprim i joni i pakontrollluar shkakton vdekje, më vjen keq që po e them këtë. Të gjitha masat nuk janë një shkencë e madhe, sepse njerëzit thonë pse këto do zbatojmë ne vetëm të discanohemi të mbajmë maskën.
Edhe në momentin që do të kemi vaksinën ajo mund të mbrojë ato që janë më vulnerabël por përsëri këto masa do të vijojnë të zbatohen deri sa vaksina të ketë impakt mbi transmetueshmërinë e sëmundjes. Matja e impaktit të masave të fundit do pak kohë të matet. Jemi duke e monitoruar. Masat janë të rëndësishme që do të ndikojnë në sheshim të kurbës dhe në shpëtim të jetëve", tha ajo.
Duke shpjeguar dy skemat e trajtimit ambulator me barna, Manastirliu vendosi theksin në rolin kyç të mjekut të familjes.
Ajo deklaroi se mjeku i familjes në bazë të zhvillimit të sëmundjes do të lëshojë recetën për barnat me rimbursim për pacientët e infektuar me COVID.
Ministrja i bën apel të gjithë qytetarëve që të ndjekin vetëm udhëzimet e mjekut të familjes të cilët do i përcaktojnë dhe ekzaminimet që do të ndërmarrin apo dhe nëse do të kenë nevojë për një trajtim të specializuar.
"Zbatimi i paketës në trajtimin ambulator në banesë ka filluar prej ditës së sotme. Udhëzuesit e trajtimit janë rifreskuar që nga muaji prill nga mjeku i familjes. Mjeku i familjes do të vijojë të ketë një rol esencial në raport me mbështetjen e paketës së rimbursimit duke vlerësuar llojin e sëmundjes duke lëshuar më pas recetën me rimbursim të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Është e rëndësishme që ky udhëzues që prej 1 muaji është shpërndarë në qendrat shëndetësore. Në asnjë moment nuk e kemi ndalur mbështetjen tonë për ata që nuk kanë mundësi për të tërhequr medikamente. Ne ua kemi dërguar dhe në banesë. E kemi bërë edhe në fillim të pandemisë. Çdo qendër shëndetësore ka një dhomë të veçantë izolimi për raste të dyshuara me COVID. Edhe përsa i përket terapive apo paketës së barnave të trajtimit ambulator, është mjeku i familjes i cili vendos paketën e medikamenteve që do të marrin. Ai do të vendosë dhe çfarë ekzaminimesh do të bëhen dhe se kur do të bëhen" tha Manastirliu.
Bino lejeni vaksinen se ka kohe me ardh ,por merreni masa qe mos te infektohen njerezit,mbyllni lokalet qe jan qendra infektimit.
PërgjigjuTani po i beni elozhe mjekeve te familjes. Tani qe u erdhi veza te bytha. Politik qener muti
PërgjigjuMjeket e familjes fol esencial? Po po, i keni lene ne meshire te fatit dhe me nje rroge qesharake, o plera politikan
Përgjigjupyes veten cfare do thoshte kjo per situaten po te ishte ne opozite??????
Përgjigju