Duke shpjeguar dy skemat e trajtimit ambulator me barna, Manastirliu vendosi theksin në rolin kyç të mjekut të familjes.
Ajo deklaroi se mjeku i familjes në bazë të zhvillimit të sëmundjes do të lëshojë recetën për barnat me rimbursim për pacientët e infektuar me COVID.
Ministrja i bën apel të gjithë qytetarëve që të ndjekin vetëm udhëzimet e mjekut të familjes të cilët do i përcaktojnë dhe ekzaminimet që do të ndërmarrin apo dhe nëse do të kenë nevojë për një trajtim të specializuar.
"Zbatimi i paketës në trajtimin ambulator në banesë ka filluar prej ditës së sotme. Udhëzuesit e trajtimit janë rifreskuar që nga muaji prill nga mjeku i familjes. Mjeku i familjes do të vijojë të ketë një rol esencial në raport me mbështetjen e paketës së rimbursimit duke vlerësuar llojin e sëmundjes duke lëshuar më pas recetën me rimbursim të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Është e rëndësishme që ky udhëzues që prej 1 muaji është shpërndarë në qendrat shëndetësore. Në asnjë moment nuk e kemi ndalur mbështetjen tonë për ata që nuk kanë mundësi për të tërhequr medikamente. Ne ua kemi dërguar dhe në banesë. E kemi bërë edhe në fillim të pandemisë. Çdo qendër shëndetësore ka një dhomë të veçantë izolimi për raste të dyshuara me COVID. Edhe përsa i përket terapive apo paketës së barnave të trajtimit ambulator, është mjeku i familjes i cili vendos paketën e medikamenteve që do të marrin. Ai do të vendosë dhe çfarë ekzaminimesh do të bëhen dhe se kur do të bëhen" tha Manastirliu.
Lajmi kryesor:
Situata e pandemisë/ Manastirliu: 20% e shtretërve në spitalet COVID është e lirë! Bino: Masat do zbatohen deri sa vaksina të ketë impakt
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.6%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor 2024, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 10:09