Manastirliu: Rritet numri i grave familjare, përfituese të ndihmës ekonomike

Manastirliu: Rritet numri i grave familjare, përfituese të ndihmës ekonomike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë dëgjesës në komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, tha se skema e re e ndihmës ekonomike po mbështet gratë duke larguar abuzuesit nga skema e ndihmës ekonomike.

“Skema e re e ndihmës ekonomike po mbështet gratë kryefamiljare dhe kategoritë më në nevojë, duke larguar një herë e mirë abuzuesit nga skema e ndihmës ekonomike”

Mbi 34% më shumë gra kryefamiljare përfituan nga skema e ndihmës ekonomike në Dhjetor 2018, krahasuar me fillimin e vitit 2018.
Duke u ndalur tek skema e vjetër, e cila nuk kishte asnjë mekanizëm për të kapur abuzimet, Manastirliu tha se sot skema e ndihmës ekonomike nuk ka më kritere përjashtuese dhe nuk mund të përdoret për përfitime politike.“Kjo skeme e re ju dha mundësinë 18,730 familjeve të aplikonin për herë të parë në skemë, vetëm me heqjen e kritereve përjashtuese”, tha Manastirliu. 

Ministrja theksoi se, 60.052 familje, ose mbi 93% e familjeve aplikuese përfitojnë sot nga skema e ndihmës ekonomike. Sipas Manastirliut, skema e re e ndihmës ekonomike hoqi pagesat e pjesshme, duke e dyfishuar masën e ndihmës ekonomike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë