Manastirliu: Sterilizimi edhe në Vlorë, 4.5 milion euro investim për paisjet spitalore Rajonale

Manastirliu: Sterilizimi edhe në Vlorë, 4.5 milion euro investim për paisjet spitalore Rajonale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke vizituar spitalin Rajonal të Vlorës

Pas spitaleve universitare të Tiranës, spitaleve Rajonale të Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit si dhe spitalit bashkiak të Librazhdit, shërbimi i sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë ka nisur edhe në spitalin Rajonal të Vlorës, ku 5 mijë operacione në vit, tashmë do të kryhen me instrumentet e rinj, duke ofruar më shumë siguri për pacientët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi spitalin Rajonal të Vlorës, ku deklaroi se ky është një investim në drejtim të rritjes së sigurisë së pacientëve por edhe përmirësimit të punës së mjekëve.

Ne do të përmbyllim shumë shpejt investimet në kuadër të programit të sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë për 50 mijë operacione në vit që kryhen në spitalet tona, duke ofruar më shumë siguri për pacientët dhe për mjekët një standart të ri të ofrimit të shërbimit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Shefi I Shërbimit të Kirurgjisë, dr. Besnik Elezi u shpreh se me nisjen e këtij shërbimi janë reduktuar shumë infeksionet post-operatore.

Realisht nuk kemi parë infeksione post-operatore me përdorimin e këtyre instrumenteve dhe cilësia por edhe sasia e veglave që përdorim sot nuk ka të krahasuar me ato që përdornim më parë.

Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë, Besnik Elezi

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës, dr. Brunda Mersini u shpreh se po vihet re edhe reduktimi I përdorimit të antibiotikëve që ka ardhur si rezultat I uljes së infeksioneve spitalore. Nga ana tjetër, Ministrja Manastirliu u ndal edhe te punësimet e reja që ka sjellë investimi i sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë. Janë 216 të punësuar deri tani dhe priten edhe 94 të punësuar të rinj me shtrirjen e investimit në të gjithë spitalet e vendit.

Gjatë vizitës në spitalin e Vlorës, Ministrja Manastirliu theksoi se spitali rajonal i Vlorës do të pajiset me aparatura të reja biomjekësore në kuadër të programit kombëtar të fuqizimit të spitaleve rajonale, me qëllim ofrimin e shërbimit sa më afër vendbanimit të qytetarëve.

Vijojmë investimet në këtë spital, duke filluar nga mamografi I ri që instalohet shumë shpejt dhe një sërë aparaturash të tjera biomjekësore me vlerë 680 mijë euro që do të plotësojnë flotën e aparaturave në spitalin e Vlorës. Jo vetëm Vlora, por të gjithë spitalet rajonale do të përfitojnë nga programi kombëtar I fuqizimit të spitaleve rajonale me pajisje të reja me vlerë 4.5 milion euro në mënyrë që pacientët që deri dje detyroheshin të vijnë në Tiranë për një ekzaminim, tashmë të mund ta kryejnë pranë vendbanimit me aparaturat e fjalës së fundit të teknologjisë. Modelin e QSUT do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë