Koronavirusi/ Manastirliu te '5 Pyetjet': Presim 10 mijë tamponë dhe 50 respiratorë të tjerë brenda prillit!

TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se kanë porositur dhe presin 10 mijë tamponë, por edhe 50 respiratorë të tjerë, përpos 54 që që janë blerë. "Brenda një jave do të vijë pjesa e parë e respiratorëve, ndërsa presim që brenda prillit të kemi 50 respiratorë të tjerë, përveç 54 që kemi blerë, por pritet lëvrimi i tyre. Sa i përket tamponëve ne presim që jo vetëm të kemi 10 mijë tamponë. Deri tani janë kryer mbi 1500 testime. Po punojmë që edhe spitali 'Shefqet Ndroqi' të ketë një laborator të vetin për analizat për koronavirusin" tha ajo.

Ministrja u shpreh se pa marrjen e masave të forta kurba do të ishte e rrezikshme, ndërsa shtoi se është ende herët që të flitet për rifillimin e jetës normale. "Sot nuk mund të flasim me siguri për pikun, me ekipin e ekspertëve të ngritur në ministrinë e Shëndetësisë, ne kemi bërë të gjithë skenarët, por modelet tregojnë se nuk mund të jenë 100% të sakta. Skenar të saktë nuk ka as Amerika, prandaj duhet të vlerësojmë masat që kemi ndërmarrë, pasi pa masa të forta kurba do të kishte një të përpjetë të rrezikshme.

Prandaj kemi marrë masa të forta për të zbuluar kurbën. Ne po synojmë shtrirjen në kohë, pasi në të kundërt do të ishte fatale për sistemin shëndetësor. Ne sot kemi vendosur në dispozicion dy spitale, Infektivi me 120 krevate, 76 janë të shtruar. Kemi hapur edhe spitalin e dytë 190 krevate te 'Shefqet Ndroqi', por kemi pasur vetëm një rast urgjent kirurgjie. Në skenarin tjetër, është Kirurgjia e vjetër në QSUT që është bërë gati për të pritur raste, por edhe spitali i katërt karantinë, që do të ketë 100 krevate" tha Manastirliu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:23
Akuzat e opozitës, Manastirliu: Duhet të ishte në të njëjtin front në këto momente

Në fund të intervistës ministrja e Shëndetësisë kishte një apel edhe për opozitën. "Pavarësisht cfarë thotë opozita, që besoj që duhet të ishte në të njëjtin front në këto momente. Përsa i përket PPP-ve dhe koncesionit të Check Up që është i pezulluar deri kur të kalojë kjo epidemi. Këtu nuk ka asnjë gjë të çuditshme, kjo është rutinë, kontratat përcaktojnë masat kur ka situata të jashtëzakonshme. Kjo është normale në punën e cdo qeverie në kuadër të masave" tha ministrja. 

Ora 21:20
Kur mund të rifillojë jeta? Manastirliu: Jemi shumë shpejt për të folur

Pyetjes se kur do të rifillojë jeta normale, ministrja e Shëndetësisë u shpreh se "Situata është komplekse, nuk ka zgjidhje të lehta. Nëse nuk do të kishim marrë masat spitalet do të ishin të mbingarkuara. Nuk mund të flasim kur do të hiqen masat, jemi shumë shpejt për të folur, situata është shumë dinamike" tha ajo.

Ora 21:19
Manastirliu: Te spitali karantinë do të çojmë ata që janë drejt shërimit nga koronavirusi

Në spitalin karantinë që po bëhet gati do të dërgohen të gjitha ata të prekur me koronavirus që janë drejt shërimit, pra që nuk janë në gjendje të rëndë.

"Do të jetë një adaptim i një strukture aktuale, që ka shërbyer si universitet, që po adaptohet dhe po bëhet një projekt si spital karantinë. Nëse nuk do të kemi kapacitete në spitalet publike dhe ata që po vijnë drejt shërbimit të përqendrohen te spitali karantinë. Pasi do të ketë disa shërbime të asistencës së nevojës bazë.

Koha na përball me shumë të papritura. Duam që të mos ketë mbingarkesa në spitalet publike për të pasur dinamikë dhe rastet në prag shërimi të transferohen në këtë spital karantinë. Do të vijojë që të jetë një strukturë që do i përgjigjet epidemisë. Kjo nuk ikën për një apo dy muaj dhe do të duhet të përballemi me të dhe duhet të ndërtojmë kapacitetet".

Ora 21:15
Manastirliu: Situata mund të ndryshojë skenarët, nëse ka shumë zgjerohemi te privati

Nëse numri i të prekurve do të rritet në skenarin e qeverisë janë edhe kapacitetet e spitaleve privte. "Në skenarin që kemi projektuar ka elementë ku bashkëpunimi do të zgjerohet me privatin nëse do të përfundojnë kapacitetet tona do të zgjerohemi te privati, por është një strategji që do të kompletohet duke e bërë këtë rrugë. Ne i kemi të qarta hapat, por nuk dihet pasi skenari i tretë mund të dalë i dytë. Por qytetarët duhet të zbatojnë urdhrat për masat" tha jo.

Ora 21:15
Manastirliu: 8 mjekët e shëruar do i kthehen detyrës pasi të dalin nga vetëizolimi 14 ditë

Mjekët dhe infermierët e shëruar nga koronavirusi pasi 14 ditëve në vetëkarantinë do të rikthehen në detyrë. 

"Qeveria ka vendosur në dispozicion 2.5 mld lekë për mbështetjen e shëndetësisë, nuk ka asnjë problem që ka lidhje me financat dhe nevojën që paraqet cdo mjek apo ekspert në raport me nevojën. Personeli shëndetësor ka pasur raste, por në total nuk jemi në % më shumë se të tjerët, por ata kanë të gjithë masat mbrojtëse, syze, ekrane mbrojtëse, etj!

Por duhet të zbatohen edhe masat e higjienës edhe në spitalet tona. Jo cdo gjë shkon fjollë, ndaj duhet të flasim bazuar në shifra dhe informacione të sakta. Deri tani janë shënuar 8 mjekë dhe infermierë dhe fatmirësisht do i kthehen edhe detyrës pas vetëizolimit për 14 ditë" tha ministrja. 

Ora 21:07
Manastirliu: Presim 10 mijë tamponë dhe 50 respiratorë të tjerë brenda prillit

Ogerta Manastirliu u shpreh sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' se kanë porositur dhe presin 10 mijë tamponë, por edhe 50 respiratorë të tjerë, përpos 54 që që janë blerë. "Brenda një jave do të vijë pjesa e parë e respiratorëve, ndërsa presim që brenda prillit të kemi 50 respiratorë të tjerë, përveç 54 që kemi blerë, por pritet lëvrimi i tyre. Sa i përket tamponëve ne presim që jo vetëm të kemi 10 mijë tamponë dhe për të pasur edhe cilësi për kitet. Deri tani janë kryer mbi 1500 testime. Po punojmë që edhe spitali 'Shefqet Ndroqi' të ketë një laborator të vetin për analizat për koronavirusin" tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vito i Orneles: 31/03/2020 09:08

    Po ka njeri ti thote kesaj copes qe nuk percjell asnje mesazh inkurajues dhe te mos dale neper tv se la nam.

    Përgjigju
  • sheqere: 31/03/2020 08:21

    Si nuk foli njeri per strategjine e gjrumimit te personave te infektuar me kete virus?! Eshte paresore ne parandalimin e tij

    Përgjigju
  • Ops: 31/03/2020 06:52

    A ti je per te q... robt po kujt i tha , popullit dele, je hajdute me cizme dhe e pa afte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen