Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos ejani vonë në spital! Spahia: Nuk e di vallë ministrja se asnjë nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private?

Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos ejani vonë në spital! Spahia: Nuk e di vallë ministrja se asnjë nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private?

Ogerta Manastiliu dhe Bardh Spahia

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga Kuvendi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos shkojnë vonë në spitale nëse janë në gjendje jo të mirë shëndetësore prej infektimit me COVID.

Ministrja tha se të mos dëgjojnë thirrjet e opozitës se nuk ka shtretër në spitale pasi sipas saj këtë e bëjnë për të ardhur në pushtet.

"Ne e kemi ndërtuar sistemin e urgjencës kombëtare falë vizionit të Ramës dhe punes të kolegut Beqja dhe falë punës së të gjithëve sot.

Ne jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë vend për përmirësim. Sipas planit të vjeshtë dimrit filluam paketën e rimbursimit. U them qytetarëve mos ejani vonë në spitale, mos dëgjon ata që thonë se s'ka shtretër se bëjnë për ju por për hallin e pushteit të tyre, ata e kishin në dorë shëndetësinë dhe s'bënë asgjë për ju.

E lanë shëndetësinë të vuante, si një kufomë, është koha të besojmë ekspertët në këtë betejë të vështirë. Solidaritet na duhet në këto momente dhe të respektojmë", tha Manastirliu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
'Mos ejani vonë në spitale', Spahia ironi me Manastirliun: Nuk e di vallë se asnjë nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private? Mos ia faturoni qytetarëve dështimin tuaj

Deklaratat e Ministrisë së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se "qytetarët e prekur nuk duhet të vijnë me vonesë në spital' nuk është pritur mirë nga ish deputeti i PD-së Bardh Spahia, i cili me ironi shkruan se vallë Ogerta nuk e di se asnjë qytetar nuk i afrohet dot spitalit në mënyrë private, por vetëm kur e përcakton shtrimin urgjenca kombëtare. Spahia e cilëson këtë si një tallje të pacipë me pacientët dhe dështim të qeverisë me pandeminë duke ia hedhur fajin qytetarëve.

"Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi! Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!! “Mos ejani vonë në spitale...“ ka thënë Ogerta sot në parlament". Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a? Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim! Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë! Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku çnjerëzore! Por ky regjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill", shkruan Spahia.

Gjatë fjalës së sotme në parlament, ministria Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos shkojnë vonë në spitale nëse janë në gjendje jo të mirë shëndetësore prej infektimit me COVID. Ministrja tha se të mos dëgjojnë thirrjet e opozitës se nuk ka shtretër në spitale pasi sipas saj këtë e bëjnë për të ardhur në pushtet.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës