Napoli humbi 2-1 në Bergamo pasi udhëhoqi në pjesën e parë. Ishte një ndeshje intensive dhe e tensionuar, plot me momente dramatike dhe vendime të vështira, të cilat në pjesën e dytë shpërblyen agresivitetin më të madh të Atalantës në goditjet standarde. Një humbje që rëndon shumë në garën për Ligën e Kampionëve, ndërsa mund t’I thuhet lamtumirë titullit. Inter ia doli me shumë vështirësi, por mori 3 pikët kundër Leçes me rezultatin 0-2. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola në të dytën zhbllokoi Mkihtaryan, ndërsa në vijim realizoi edhe Akanji. Mungesat e Calhanoglu-dje s, Barella-s, Dumfries dhe Lautaro-s u ndjenë në fushë, por megjithatë diferenca me Milanin e vendit të dytë ka shkuar në 10 pikë të paktën përkohësisht.

Situata aspak pozitive te Juventusi, që kundër Como-s regjistroi humbjen e 3 radhazi përfshirë edhe Champions League. Zonja e vjetër u mposht 0-2 nga të besuarit e Fabregas, duke e vënë seriozisht në pikëpyetje kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Golin që zhbllokoi sfidën e realizoi shqiptari i Kosovës Vojvoda, ndërsa Caqueret vulosi rezultatin.

Premier League Manchester City është futur plotësisht në garën për titull 11 javë nga fundi i Premier League. Të besuarit e Guardiolës kanë shfrytëzuar bonusin që u dha Ëolves kundër Arsenalit për ta reduktuar në 2 pikë diferencën me topçinjtë kryesues, pasi kundër Neëcastle arritën të fitonin 2-1. Hero për qytetarët ishte O’Reilly, i cili realizoi dopietë, ndërsa Hall barazoi përkohësisht për Neëcastle.

La Liga Osassuna bëri befasinë e madhe, duke mposhtur 2-1 Real Madrid. Galaktikët vetëm 1 javë pasi morën kreun e kampionatit gabuan, duke i dhënë mundësinë Barcelonës të rikthehet në vendin e parë. Vinicius barazoi golin e Budimir, por teksa pritej përmbysja e Real Madrid Garcia në minutën e 90 i dha fitoren Osassuna-s, që sheh për nga Kupat e Evropës.

Ndryshe nga Reali, Atletico Madrid fitoi 4-2 me përmbysje kundër Espanyol. Për El Colchoneros realizoi Sorloth ‘dopietë’, Simeone dhe Lookman, i cili gjeti golin edhe në La Liga. Me këtë fitore Atletico mban të paktën përkohësisht të sigurt vendin e 4 në kampionat.