Manchester City mposhtet nga dy kundërsulme, Liverpool shkëputet 8 pikë në krye

Manchester City mposhtet nga dy kundërsulme, Liverpool shkëputet 8 pikë në krye

Nga ndeshja Manchester City- Wolverhampton Wonderers

ANGLI- Liverpool e sheh veten 8 pikë në krye të Premier League nga vendi i dytë Manchester City i cili ka hedhur një hap fals duke u mposhtur 0-2 nga Wolves. Në fakt The Reds e morën këtë avantazh pasditen e të shtunës, kur fituan 2-1 ndaj Leicester dhe prisnin një dhuratë sot në Etihad, e cila i ka ardhur në mënyrën më të mirë edhe pse dukej në fillim e pamundur. 

Përballë një ekipi ''totalitar'' si ai i Guardiolas, të ashtuquajturit ''Ujqërit Portokalli'' të Premier League arritën të merrnin një fitore në Etihad, duke shfrytëzuar dhe rastet e pafundme të humbura nga të kaltrit. Me një kundërsulm në minutën e 80’ miqtë thyen akullin me Traore. 10 minuta nuk i mjaftuan vendasve që të barazojnë dhe Wolves menduan ta thellojnë rezultatin në minutën e fundit 93’ përsëri me Adama Traore. City mbetet në vendin e dytë por i ka dhënë një avantazh të madh Liverpoolit, me 8 pikë diferencë.

Ndërkohë Arsenal ka marrë një fitore të vështirë në shtëpi dhe minimale përballë Bournmouth duke iu falur golit me kokë të David Luiz në fillimin e lojës.

Nga ana tjetër, Chelsea mori një fitore bindëse 1-4 në transfertën e Southampton. Sërish protagonistë fillestarë ishin lojtarët e akademisë të cilët Frank Lampard i ka promovuar këtë sezon, Tammy Abraham dhe Mason Mount të cilët kanë shënuar nga një gol në minutat 17’ dhe 24’. Ings ngushtoi diferencat përkohësisht pasi 10 minuta më pas Kante i ndihmuar dhe nga një devijim trefishoi pa probleme. Në fund kishte kohë dhe për një kohë të katërt të Batshuay i cili këtë vit nuk po gjen hapësirë tek skuadra e bluve.

Me këto fitore, Arsenal kap vendin e tretë me 15 pikë, një më pak se Manchester City ndërsa Chelsea ndjek me 14 pikë në vendin e pestë baraz me Leicester City.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)