Manchester City mbetet skuadra për t’u mundur në Premier League dhe kjo u vërtetua edhe ndaj Arsenalit, ku vendasit londinezë u mundën 0-2 në shtëpi nga kampionët. Me nga një gol në secilën pjesë, të besuarit e Pep Guardiolës e kanë nisur shumë mirë, duke fituar ndaj një ekipi të fortë në transfertë.
Golin e parë e shënoi Sterling në minutën e 14-të, çka bëri që ndeshja të ndizej edhe më shumë, por Arsenal, pavarësisht rasteve që krijoi, nuk arriti të barazojë. Goli i sigurisë për Cityn vjen në pjesën e dytë, në minutën e 64-t, kur Bernardo Silva shënon golin e sigurisë. Kaq ka mjaftuar që Manchester City të inkasojë tri pikët e parë në sezonin e ri.

Komento
Komente

