Manchester United bën mrekullinë, PSG eliminohet nga Champions League

Manchester United bën mrekullinë, PSG eliminohet nga Champions League

PSG është jashtë Champions League. Nuk mjaftojnë milionat për të fituar trofeun prestigjioz të klubeve në Europë.

Pavarësisht se PSG arriti që të fitonte ndeshjen e parë në Angli 0-2, në ndeshjen e kthimit sonte në Francë, Manchester United arriti që të përmbyste gjithcka 1-3 duke shënuar tre herë për të kaluar në çerekfinale. Dy herë Lukaku dhe Rashford në fund me penallti arritën që të siguronin kualifikimin spektakolar të 'Djajve të Kuq' të Solskajer.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Juan Bernat, por pa Neymar në fushë, Mbape nuk arriti që të dërgonte ekipin drejt triumfit duke pësuar eliminimin e radhës në Champions League. Ndërsa Manchester United vijon që ti habisë të gjithë, pasi jo vetëm në Premier League, por po shkëlqen edhe në Europë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona