ANGLI - Pas humbjes kundër Newcastle, Manchester United është ritkhyer te tri pikët dhe këtë e ka bërë sot në 'Old Trafford' duke fituar 3-1 kundër Aston Villas, rivalit direkt, për t'i marrë vendin e tretë në renditje.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e kujdesshme, me dy skuadrat që më shumë studiuan njëra-tjetrën. Në fraksionin e dytë të zotët e shtëpisë kaluan në epërsi me Casemiron. Krosimi nga këndi i Fernandes bëri që braziliani të devijonte bukur me kokë.

Aston Villa u zgjua dhe barazoi me Ross Barkley në minutën e 64-t, gol që u konfirmua pas rishikimit të pamjeve në VAR. Më pas duhej sërish një asist fenomenal i Fernandes për Matheus Cunha që Man. United të merrte epërsinë për 2-1.

Bruno Fernandes ka tejkaluar kështu rekordin e David Beckhamit te Manchester United, i cili në sezonin 1999-2000 kishte dhënë 15 asiste në një sezon të vetëm në Premier League, teksa portugezi ka vendosur një rekord të ri për një sezon të vetëm me të paktën 16 asiste deri tani.

'Djajtë e Kuq' shënuan golin e tretë dhe të fitores në minutën e 81-të me Benjamin Sesko. Slloveni kishte vetëm gjashtë minuta në fushë kur 'vulosi' tri pikët.

Me 54 pikë pas 30 ndeshjeve United ngjitet i vetëm në vendin e tretë, duke lënë pas Aston Villan me tre pikë më pak. Renditja në Premier League kryesohet nga Arsenali me 70 pikë dhe një ndeshje më shumë të luajtur. Man. City i dyti me 61 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Mars, 23:51

    18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?