Manchester United fiton me lehtësi, Lukaku arrin 100 gola

Manchester United fiton me lehtësi, Lukaku arrin 100 gola

Futbollisti i Manchester United, Romelu Lukaku, arriti kuotën e 100 golave në Premier League

Manchester United i është kundërpërgjigjur menjëherë Liverpool dhe ka marrë vendin e dytë në renditjen e Premier League, pas fitores në 2-0 në “Old Trafford” ndaj Swansea. “Djajtë e Kuq” kanë shënuar dy herë në pesë minutat e para, duke fituar lehtësisht. Romelu Lukaku shënoi golin e parë pas pesë minutash lojë, pas pasimit të marrë nga Alexis Sanchez. 

Sulmuesi belg arriti kuotën e 100 golave në Premier League dhe bëhet lojtari i pestë më i mirë në moshë që kap “shekullin” me gola, pas Owen, Fowler, Rooney dhe Kane. Lukaku është 24 vjeç e 322 ditë. Golin e dytë për Manchester United e shënoi Alexis Sanchez në mesin e pjesës së parë dhe në vazhdimin e lojës të besuarit e Jose Mourinho u morën me administrimin e fitores që i ngjit në vendin e dytë të renditjes me dy pikë më shumë se Liverpool i vendit të tretë
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg