Manchester United shkarkon trajnerin Jose Mourinho. Lajmin e bën me dije vetë klubi i njohur anglez nëpërmjet një komunikate të shkurtër për shtyp me 65 fjalë duke sqaruar:” Manchester United njofton se Jose Mourinhu është larguar nga klubi. Duam ta falenderojmë për punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe ti urojmë më të mirën në të ardhmen”. Portugezi është shkarkuar për pjesën e parë të sezonit shumë të dobët që kanë bërë “Djajtë e Kuq” duke u pozicionuar vetëm në vendin e 6-të dhe jashtë zonës Champions.
Tjetër faktor i rëndësishëm në këtë vendim të marrë nga drejtuesit e klubit është edhe marrëdhënia jo e mirë me futbollistët veçanërisht me Pogba. Shkarkimi i Mourinhos vjen dy ditë pas humbjes ndaj Liverpool ndërsa sot paradite ai ka qënë i pranishëm në qëndrën stërvitore.Michael Carrick pritet të zëvendësojë proviziorisht portugezin ndërsa dy kandidatët favoritë për të marrë drejtimin e skuadrës janë Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochetino. Në fazën e 1/8 të Champions League United do të përballet me PSG-në.
Komento
Po FSHF pse nuk nuk e shkarkon Duken qe po e rrenon me tej futbollin qe gjoja ne emer te Liges Profesioniste po e ben kampionatin kombetar ne kampionat privat ky Duka te vendose wkipin kampion dhe ekipet qe zbresin nga kategoria?
PërgjigjuMire e ke ti, pse spo bie cmimi I naftes?