Kupa e parë aziatike e Roberto Mancinit përfundon në raundin e 1/8. Arabia Saudite u mund nga Koreja e Jugut e trajnerit Klinsmann, e cila barazoi ndeshjen për 1-1 në minutën e 99-të dhe fitoi me penallti 2-4.
Finale plot tension, me largimin nga fusha të ish-trajnerit të Italisë para goditjes së fundit të penalltisë në shenjë proteste ndaj arbitrave. Sipas skuadrës arabe, penalltia e humbur nga Al Najei duhej të ishte përsëritur.
Tanimë kritikat për Mancinin nuk kanë rreshtur, me kreun e Federatës së Arabisë Saudite që kërkon shpjegime.
Shameful act. Roberto Mancini, a Serie A champion, a Premier League champion, a European champion, can’t respect his players and the country he represents until the end of the penalty shootout. If I’m the Saudi FA, he’s out tonight. #AsianCup2023
— Uri Levy (@Levyninho) January 30, 2024
pic.twitter.com/81Y5mjXjpA
"Ne do të diskutojmë me të, sepse ajo që ndodhi është e papranueshme", tha presidenti i Federatës Saudite të Futbollit, Yasser Al-Misehal, në një intervistë me transmetuesin saudit SSC. "Ai ka të drejtë të shpjegojë këndvështrimin e tij dhe pastaj ne do të vendosim. Teknikisht jemi të kënaqur me paraqitjen në Kupën e Azisë, megjithëse nuk më pëlqen kurrë të humbas", tha ai.