Man.City rimerr kryesimin e ‘Premier League’, Arsenal pëson humbjen e 3 radhazi

Man.City rimerr kryesimin e ‘Premier League’, Arsenal pëson humbjen e 3 radhazi

Manchester City-t i ka mjaftuar një gol për të rimarrë kryesimin e ‘premier league’ në javën e 36 të kampionatit. Skuadra e Pep Guardiolës për tre pikët ka mposhtur minimalisht 0-1 në transfertë Burnley-t. Një ndeshje shumë e dyluftuar që u vendos nga “goal line technology”, pasi topi i goditur fort në hyrje të zonës nga Aguerro dhe përshtypjen se nuk e kishte kaluar vijën e portës. 

Me këtë fitore City kryeson me 92 pikë, 1 më shumë se Liverpool që të premten ‘shkatërroi’ 5-0 Huddersfield.

Ndryshe nga City, Arsenal vijon të dhurojë paraqitje negative pasi këtë javë ka rregjistruar humbjen e 3 radhazi në “Premier League”. Skuadra e drejtuar nga Emery ka humbur 3-0 në transfertë kundër Leicester, duke komplikuar në maksimum shanset për të siguruar sezonin e ardhshëm një vend në “Champions League”.

Kundër Leicester-it takimi u vendos në minutën e 36 kur Maitland-Niles doli me karton të kuq. Në pjesën e dytë me një lojtar më pak Arsenal pësoi tre gola, nga Tielemans dhe dy herë Vardy.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt, edhe ai është dakord

Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt, edhe ai është dakord