TIRANW - Amnistia e këtij fundviti, apo të tjerat ndër vite, faljet apo uljet e dënimeve, nuk do të shpëtojnë asnjë zyrtar nga procesi i dekriminalizimit. Ligji i miratuar dy ditë më parë nga parlamentit, specifikon mos llogaritjen e këtyre rasteve si përjashtues nga pastrimi i politikës dhe administratës. Neni 4, pika 9 e ligjit, thotë se: “Ulja e masës së dënimit për shkak gjykimi të shkurtuar apo procedure të ngjashme me të që sjell uljen e dënimit,amnistia, depenalizimi, falja, pezullimi i dënimit, lirimi i parakohshëm me kusht apo çdo shkurtim i dënimit në përputhje me ligjin, nuk ndikojnë në zbatimin e këtij ligji dhe nuk përllogariten në funksion të shkurtimit të afatit të dënimit me qëllim shkurtimin e periudhës së ndalimeve të parashikuara nga ky ligj”.
Ky ligj nuk zbatohet për dënime të dhëna për dispozita që janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese pas dhënies së dënimit përkatës, si në kundërshtim me Kushtetutën në fuqi në momentin e dënimit. Kjo do të thotë se i vetmi organ që i shpëton të dënuarit, është një vendim i gjykatës kushtetuese që i rrëzon vendimet e tjera të fajësisë. Objekt i këtij ligji janë të gjithë personat të cilët janë të dënuar nga shkalla e parë, apo qoftë edhe se kanë masë sigurie.
/Shqiptarja.com