Mandati i Idrizit, Zguri: KQZ
do vendosë pas ankimimit

Mandati i Idrizit, Zguri: KQZ<br />do vendosë pas ankimimit
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë vendim për mandatin e Shpëtim Idrizit në Qarkun e Tiranës". 

Kështu u shpreh kreu i KQZ, Klement Zguri, i ftuar në studion e Report Tv. Ai theksoi se vendimi do të merret pas ankimimit nga kjo forcë politike. 

KQZ nuk ka marrë ende vendim
Kreu i KQZ, Klement Zguri saktësoi se nuk është marrë ende vendim për mandatin e Shpëtim Idrizit. Ai tha se PDIU humbet mundësinë e të pasurit një deputet në Qarkun e Tiranës për shkak të një numri shumë të vogël votash. 

Sipas Zgurit, KQZ do vendosë për pretendimet e PDIU pasi të ketë depozituar pranë institucionit ankesën e saj. 

“PDIU penalizohet nga një numër i pakët votash.

Kërkesa e tyre kishte të bënte me tabelat origjinale të rezultatit dhe ne kemi verifikuar rezultatet e çdo tabele origjinale të Qarkut të Tiranës. Tirana kishte një sensibilitet dhe e bën për këtë në respekt të kërkesës së PDIU.
 
Në një farë mënyre unë jam gjyqtar në këtë garë, por ne kemi parë vetëm shifrat në tabelat origjinale. Kjo ka qenë detyra jonë dhe këtë e kemi bërë më së miri.
 
Kemi gjetur parregullsi dhe i kemi reflektuar në tabelën përmbledhëse.
 
Tabela përmbledhëse për rezultatet e Qarkut të Tiranës është korrigjuar bashkë me rregullimet.
 
KQZ është e hapur për çdo ankimim të partive apo edhe të partisë në fjalë.
 
PDIU do sjellë pretendimet, kërkesën ankimore dhe KQZ ka të gjithë vullnetin për të zhvilluar një proces ankimor, të lirë, të ndershëm dhe transparen
t”, u shpreh Zguri.  

Deri më tani, e vetmja parti që është shprehur se do të ankimojë rezultatin, është PDIU-ja, e cila nuk arriti që në qarkun e Tiranës të nxjerrë deputet kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.

Për 39 vota Idrizi nuk arriti të kalojë pragun e 3%, dhe pretendon se votat e PDIU-së janë tjetërsuar. Nëse ajo do të ankimojë rezultatin e këtij qarku, certifikimi i zgjedhjeve do të kërkojë kohë.

KQZ certifikon zgjedhjet, priten ankimimet për rezultatin final
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelat përmbledhëse të votave për të 12 qarqet e vendit, por ende nuk ka certifikuar rezultatin final kombëtar.
 
Ajo do të presë deri ditën e hënë, duke respektuar afatin 5 ditor të lënë në dispozicion të partive për të bërë ankimime të mundshme në Kolegjin Zgjedhor. Edhe pse publikisht kreu PD-së, Lulzim Basha akuzon se zgjedhjet u manipuluan nga paratë e krimit, PD nuk ka bërë asnjë ankesë, apo nuk ka kontestuar asnjë rezultat në asnjë qark të vendit.
 
Deri më tani, e vetmja parti që është shprehur se do të ankimojë rezultatin, është PDIU-ja, e cila nuk arriti që në qarkun e Tiranës të nxjerrë deputet kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.
 
Për 39 vota Idrizi nuk arriti të kalojë pragun e 3%, dhe pretendon se votat e PDIU-së janë tjetërsuar. Nëse ajo do të ankimojë rezultatin e këtij qarku, certifikimi i zgjedhjeve do të kërkojë kohë.
 
Përfundimisht, pasi janë numëruar në KQZ edhe kutitë e kontestuara në dy qarqe të vendit, dhe pasi janë numëruar edhe fletët e votimit të hedhura në kutinë e gabuar në bashkinë e Kavajës, rezulton se në votime morën pjesë 1.614.479 zgjedhës, ose 46.79 % e atyre që kishin të drejtë vote.
 
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit qendror të zgjedhjeve, partia e parë është Partia Socialiste e cila ka siguruar 74 mandate me 764.791 vota. E dyta është Partia Demokratike, e cila ka marrë 43 mandate me 456.481 vota.
 
Partia e tretë parlamentare është Lëvizja Socialiste për Integrim e cila ka marrë 225.975 vota, të përkthyera në 19 mandate. Partia e katërt është PDIU, e cila ka marrë 3 deputetë, me 76.064 vota.
 
Një tjetër parti që ka siguruar një deputet, është Partia Social Demokrate, e cila ka arritur të sigurojë një mandat në Shkodër për Tom Doshin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën