Manja dha ‘Ok’ për ekstradimin e ‘Zotit të drogës’ në Itali! Alket Hatija për Report Tv: Drejtësia shqiptare më mbajti peng 16 vite, pse s’më ekstradoi që kur më arrestoi në 2008?

Alket Hatija, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Zot i Drogës’ do të ekstradohet drejt Italisë. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ekstradimin e tij, urdhri ka marrë “OK” edhe nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Pas lajmit Alket Hatija ka reaguar për Report Tv, i cili akuzon se është mbajtur peng me 16 vite nga drejtësia shqiptare e cila e ka arrestuar në 2008. Ai thotë se drejtësia shqiptare e ka arrestuar pikërisht për dënimin në Itali, ndërsa kërkon të dijë se pse nuk është ekstraduar që në fillim, por ka kryer dënim këtu dhe tani duan që ta kryejë edhe në Itali.

“Vetëm një gjë dua të di pse drejtësia shqiptare më mbajti 16 vjet në burg për këtë çështje kur vendimet e gjykatave shqiptare nuk njihen nga drejtësia italiane? Pse nuk më ekstradoi në Itali që kur më arrestuan për këtë çështje në 2008? Më janë mbajtur peng 16 vite nga drejtësia shqiptare. Nuk i kam borxh as drejtësisë shqiptare dhe as drejtësisë italian”, tha Hatija.

Alket Hatija është dënuar nga drejtësia italiane, e cila e ka dënuar me 20 vite burg, pasi vetëm gjatë një viti ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro.

Çështja e ekstradimit ka qenë mjaft e koklavitur për Hatijan pasi, ai është arrestuar disa herë dhe dënuar në Shqipëri për trafikun e drogës në Itali. Për avokatët e tij, Hatija e ka kryer dënimin këtu në vend dhe se nuk ka pse të ekstradohet në Itali për të kryer sërish një dënim që tashmë e ka bërë.

Megjithatë tashmë për të është vendosur ekstradimi përfundimtar drejt Italisë.

1637577091_16375713941631019276ii0.jpg

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
Manja dha ‘Ok’ për ekstradimin në Itali, reagon Alket Hatija për Report Tv: Drejtësia shqiptare më mbajti peng 16 vite, pse s’më ekstradoi që kur më arrestoi në 2008?

1637575124_1637574623ALEKTHATIJA.jpg

Alket Hatija

Pasi Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha “Ok” për ekstradimin e tij në Itali, ka reaguar vetë Alket Hatija për Report Tv, i cili thotë se është mbajtur peng me 16 vite nga drejtësia shqiptare e cila e ka arrestuar në 2008. Ai thotë se drejtësia shqiptare e ka arrestuar pikërisht për dënimin në Itali, ndërsa kërkon të dijë se pse nuk është ekstraduar që në fillim, por ka kryer dënim këtu dhe tani duan që ta kryejë edhe në Itali.

“Jam dënuar për një çështje që bën marrëveshje Itali-Shqipëri  që ka ndodhur në vitin 2003-2004 dhe drejtësia shqiptare më dënoi me 16 vite burg për këtë çështje që vuajta me vendim gjykate. Tani thonë nuk të kemi dënuar mirë dhe do të dënohesh edhe një herë në Itali po për këtë çështje. Ky është një turp i drejtësisë shqiptare që po tregohet më kriminele se një kriminel rrugësh. Vetëm një gjë dua të di pse drejtësia shqiptare më mbajti 16 vjet në burg për këtë çështje kur vendimet e gjykatave shqiptare nuk njihen nga drejtësia italiane? Pse nuk më ekstradoi në Itali që kur më arrestuan për këtë çështje në 2008? Më janë mbajtur peng 16 vite nga drejtësia shqiptare. Nuk i kam borxh as drejtësisë shqiptare dhe as drejtësisë italian”, tha Hatija.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/11/2021 01:36

    Mire t'a kane bere,16 vjet aty dhe 20 vjet ne Itali i ke shume pak,sepse italianet do te t'a ulin pak denimin me kalimin e kohes.El Chapo u denua me burgim te perjetshem.Dhe ke surrat e thua qe si paske borxh askujt prej drejtesive respektive!U ke borxh atyre qe u ke shkaterruar jeten me drogat e tua dhe familjeve te tyre.Tani plaku ne shtratin e qelise qe bere vete.

    Përgjigju
  • Loni: 22/11/2021 14:57

    Pse ca personave I njihet denimi edhe disa nuk ju njihka e cuditshme mos pac hall se ngec

    Përgjigju
  • Grupi: 22/11/2021 12:11

    Nuk qenke me i fuqishem se Mond Bego, ose nenvleresuar lidhjet politike. 1 vit beri ne shqiperi Bego nga 20 e kusur qe i dhane italianet dhe tani merr tendera e leje ndertimi te paligjshme ne mes te tiranes. Vete e ke fajin, tani shko vuaj denimin qe te ka dhene italia. Ti shiko ke Kajollin e Fierit qe miku i tij politik nuk lejoi qe te ekstradohej edhe pse nuk ka bere asnje dite burg. Ke Ben Qimen e plot si ai. Poltika plako ajo ta pastron figuren duke degjeneruar popullin. Tani je kthyer ne popull edhe ti.

    Përgjigju
    • Dani: 22/11/2021 17:00

      Sh e sakt

    • Dani: 22/11/2021 16:54

      Je sh i sakt plak…vertet per te ardh keq

    • Loni: 22/11/2021 14:54

      Grupi fix e ke then edhe mbaruam lidhjet politike ran vlerat so njeri ke lidhje je ne top listen e kombit duhet gjithomen connection me politiken... Deri sa ka vuajtur denimin clidhje ka me italine me ai person! Po ku do e gjesh te drejten ketu! Ketu hecin akoma me fjale tavoline me tha ,dyshohet etj etj. Ore kam qen un apo skam qen un kaq...

    • Drejtori: 22/11/2021 14:07

      Si tha ajo te estrada beratit, I dashur drejtori ma hoqi njollen..

  • Adriano Celentano: 22/11/2021 11:05

    Po pse alket tashi e more vesh ti?! Ka 30 e kusur vjet qe drejtesia shqiptare eshte Kriminale, dhe perkrah e zhvat minj si puna juaj, Dhe kjo vlen per te gjithe te " Fortit" pastaj e hane.. ashtu sic te perkrahu dhe ty deri.. Pastaj e kalove cdo mase, sic e kane kaluar te gjithe, pastaj kalohet ne plan B Sepse s'duhet te behet bishti me i rende se sqepari! Aty ne itali eshte mire , me pelqen si arkitekture.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”